GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja ‘Bankers’ në SPAK, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë në GJKKO lirimin nga qelia

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja ‘Bankers’ në SPAK, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë në GJKKO lirimin nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao  dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të cilët ndodhen në burg që në korrik, kërkojnë ndryshim mase në GJKKO. Përmes avokatëve të tyre, Çobo dhe CEO kinez kanë kërkuar informacion për hetimet dy mujore dhe zëvendësim të masës së sigurisë.

Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë për dosjen e Bankers dhe e transferoi në Prokurorinë e Posaçme pasi gjatë hetimeve disa mujore dolën në dritë elementë të rinj që kanë të bëjnë me veprën penale të korrupsionit, që përfshijnë zyrtarë të lartë, si edhe grup të strukturuar kriminal.

Aksioni në “Bankers Petroleum” në fillim të korrikut erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2004–2024, kompania ka eksportuar dhe shitur naftë me një vlerë totale prej 532 miliardë lekësh, rreth 5 miliardë euro, por ka deklaruar humbje prej 11.7 miliardë lekësh dhe nuk ka paguar asnjë tatim-fitimi.

Hetimet nga prokuroria e Fierit nisën pas një kallëzimi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila evidentoi skemën e dyshuar të mashtrimit fiskal. Ndërkohë, Bankers ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare për zbardhjen e çështjes.

Personat e tjerë e përfshirë janë lënë në arrest shtëpiak dhe në detyrim paraqitje.

“Arrest me burg”:

  • Leonidha Çobo Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në, pastrim parash
  • Hongping Xiao  Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në

“Arrest në shtëpi”:

  • Lianyi Wang Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
  • Ardit Kero Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
  • Flavia Capo Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
  • Kledi Xhani  Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në

“Detyrim paraqitje”

  • Doina Goga  Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
  • Majlinda Thana Fshehja e të ardhurave
  • Matilda Ibraliu Fshehja e të ardhurave
  • Erton Ademaj Fshehja e të ardhurave
Etiketa: BankersSpak

Lajme të lidhura

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!
Breaking Views

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n
Aktualitet

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
Para
Turqi, policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

Turqi, policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com