GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e Berishës/ Gjykata e Posaçme: Nuk kemi konflikt me SPAK dhe Altin Dumanin

15:33 - 21/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja e Berishës/ Gjykata e Posaçme: Nuk kemi konflikt me SPAK dhe Altin Dumanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”.

Në një njoftim për mediat, Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për përplasje apo tension ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme. Institucioni saktëson se SPAK është palë në procesin gjyqësor dhe nuk ka kompetencë të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës.

“Gjykata funksionon si një organ tërësisht i pavarur dhe i paanshëm. Vendimet merren mbi bazën e provave dhe në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në reagim.

Më tej, theksohet se ndërhyrjet e drejtpërdrejta apo të tërthorta përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cënojnë rendin kushtetues.

Gjykata e Posaçme rikonfirmon angazhimin për një proces të drejtë, të barabartë dhe të pandikuar për çdo qytetar, ndërsa fton median të kontribuojë me raportim të verifikuar dhe profesional, duke mos e kthyer transparencën institucionale në mjet presioni ndaj drejtësisë.

Reagimi i GJKKO: 

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,

Në përgjigje të interesit publik/mediatik mbi dosjen “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, “Studio Pustina”, “Studio Homeplan” dhe “Shoqëria Kontakt”, si dhe raportimeve të ditës së sotme në disa media lidhur me një konflikt institucional të supozuar, ndërmjet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar z. Altin Dumani dhe një prej gjyqtareve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kjo gjykatë sqaron me vendosmëri dhe qartësi se një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Kjo gjykatë funksionon si një organ gjyqësor tërësisht i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me parimet themelore kushtetuese dhe ligjore të shtetit të së drejtës. Pavarësia e gjyqtarëve është e sanksionuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në legjislacionin organik për sistemin e drejtësisë, përfshirë ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e kësaj gjykate gjykojnë mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë, të udhëhequr vetëm nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, të lirë nga çdo ndikim i jashtëm apo trysni politike dhe mediatike. Theksojmë se çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në punën e gjykatës përbën jo vetëm cenim të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor në vend.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar një drejtësi të drejtë, të barabartë dhe të pavarur për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Ne do të vijojmë me vendosmëri punën tonë në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut, por pa lejuar në asnjë rast që kjo transparencë të kthehet në mjet presioni apo cënimi të integritetit të vendimmarrjes gjyqësore.

Ftojmë median të mbështesë përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës me raportim të saktë, të verifikuar dhe në përputhje me standardet profesionale të informimit”

Berisha sulmoi kreun e SPAK gjatë një deklarate për mediat pasi zbatoi masën detyrim paraqitje.

“Thuhet se, këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ia ka zbatuar urdhrat, kanë shkuar dhe ia kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Po. Pra këtu ka skena, akte, gjëra, ka përçudnime. Por këto që them unë, nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë në detyrën e tij, për bërë detyrë”, tha Berisha më parë.

gijotina.com/

Etiketa: GjykataKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Ishte nën hetim për Inceneratorin, i gjejnë fishekë

Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Ishte nën hetim për Inceneratorin, i gjejnë fishekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com