GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DOSJA E SPAK: Paratë ikën jashtë, Bllako mori pajisjen për shishet e birrës

15:29 - 09/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
A mund të arrestohet sot Alqi Bllako? Avokati i ish-deputetit jep detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen e inceneratorit të Tiranës, SPAK ka ngritur sërish akuzë ndaj Alqi Bllakos për përfitim të paligjshëm.

Në material thuhet se nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 Euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit.

Për këtë përmendet pagesa për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve. Mjeti ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako,i cili ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës.

Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto.

Një tjetër rast shihet dhënia e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit. Kjo duke e punësuar tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto.

Bezhani thuhet se në sajë të pagës ka përfituar 7,520,000 lekë. Dyshimet janë se ai ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit në lidhje me kontratën e koncesionit me vlerën 128,248,330 euro ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV”.

Aksionerët sipas spak kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë.

Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit.

Ndërkaq punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola thuhet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin kur kanë bërë ndryshimet në regjistrin e QKB, në lidhje me aksionerët e shoqërisë holandeze “GeoGenix” ku aksionerët, janë deklaruar që të jenë shtetasit Giuseppe Ciaffaglione, Salvatore Russell dhe Alberto Presezzi.

Por SPAK shprehet se nuk është dorëzuar dhe administruar dokumentacioni shoqërues justifikues për të provuar ndryshimin. /OraNews/

Etiketa: dosjainceneratorKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi publikon dokumentet e reja: Ja pse Veliaj nuk shpëton

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi publikon dokumentet e reja: Ja pse Veliaj nuk shpëton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com