GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dosja, si u vra 41-vjeçari në Fushë-Kosovë

12:27 - 15/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja, si u vra 41-vjeçari në Fushë-Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsim Hamiti, 41-vjeçar u privua nga jeta të dielën në mbrëmje në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Për këtë rast, tashmë ndodhen në paraburgim dy persona L.B., dhe A.M., të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa ky i fundit edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gazeta Express ka siguruar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në të cilën janë dhënë detaje për vrasjen e 41-vjeçarit.

Prokuroria e Prishtines

Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se 41-vjeçari fillimisht për shkak të një mosmarrëveshje është rrahur me grushte e shkelma nga të pandehurit. Aty janë përdorë edhe mjete të forta e më pas, sipas prokurorisë A.M., e ka goditur me thikë viktimën në pjesën e kraharorit – anën e majtë.

Informacioni

“Me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, të pandehurit A.M., dhe L.B., për shkak të mosmarrëveshjes fillimisht të pandehurit e kanë sulmuar dhe goditur me grushte e shkelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim të privimit nga jeta, i pandehuri A.M., e ka goditur me thikë në pjesën e kraharorit -anën e majtë, me ç’rast është privuar nga jeta i A.H., me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan Gazeta Express.

Dosja

Prokuroria thekson në dosjen e saj se te i pandehuri A.M., është gjetur se pa autorizim e në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi armën-thikën.

Ndërsa, “i pandehuri L.B., pas verifikimit rezulton se ka urdhër-arrest për vepra tjera dhe ju ka shmangur drejtësisë”.

Goditjet

Sipas prokurorisë, i ndjeri nuk iu ka rezistuar goditjeve.

“Duke pas parasysh peshën e kësaj vepre penale mënyrën e kryerjes ku edhe pse i ndjeri nuk ju reziston vazhdojnë ta godasin e më pas edhe e privojnë. Vlerësojmë se të njëjtit nuk duhet të jenë në liri, tregon se ekziston rreziku të përsërisin veprën penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin veç e veç.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe në këtë mënyrë mund të jenë të  paarritshëm për organet e ndjekjes, andaj paraburgimi është e vetmja masë me të cilën tani për tani mund të sigurohet prania e të pandehurve  në  këtë procedurë penale, pengimi i tyre  në përseritjen e veprave të ngjashme penale dhe me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Etiketa: KosovaVrasje

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Revolucion në Formula 1, katër marka të njohura synojnë të hyjnë në botëror

Formula 1/ Mercedes vishet “All-Black” për të fituar titullin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

Eralbi Breçani është vetëdorëzuar në Spanjë pas një periudhe në arrati, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK për çështje...

Lexo më shumë
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com