GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Donte të eliminonte Arben Ndokën/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist – Hetimet

12:57 - 10/07/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Donte të eliminonte Arben Ndokën/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist – Hetimet

Në foto: Xhelal Rraja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahaman Rraja është arrestuar nga policia. Burime zyrtare nga blutë bëjnë se dije se i shpalluri në kërkim për procedimin penal që erdhi pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionin “SKY ECC”, është vënë në pranga.

“Xh.Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, në vijim të operacionit ‘Revanshi’, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, njoftoi policia këtë të mërkurë.

Sipas dosjes hetimore, Xhelal Rraja planifikoi vrasjen e Arben Ndokës.

Hetimet – Si dështoi vrasja e Arben Ndokës

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, sipas SPAK, ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish-ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi ky i fundit lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në çdo lëvizje.

Duke ndjerë rrezikun që i kanosej, Bami bën aleancë me Endrit Doklen dhe kërkon të eliminojë Arben Ndokën.

Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit e ish-deputetit.

“Nga komunikimet e zbuluara në SKY EÇ, Durim Bami ka shkuar në vendin ku mendohej se mund të vinte shtetasi Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit”, thotë prokuroria në dosjen hetimore.

Në dosjen e SPAK theksohet se “pasi ka pritur deri në orën 16:04 duke marrë informacion nga Marklen Haka për ardhjen e shtetasit Arben Ndoka, është larguar, pasi ai e ka informuar që të mos rrijë më aty pasi ai nuk do të vinte”.

SPAK thotë së më pas Durim Bami ka komunikuar me Doklen për të mësuar për lëvizjet e Ndokës, por nuk ka marrë informacione të reja, duke dështuar kështu në ekzekutimin e ish ligjvënësit socialist.

Dhuna barbare për guroren

Gati një vit më parë, Xhelal Rraja ishte protagonist edhe në videon e postuar në media, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, kushërinj me njeri-tjetrin.

Shkak u bë kallëzimi që këta të fundit bënë në polici, duke deklaruar se banesat e tyre në zonën e Fushë-Krujës kishin pësuar dëmtime nga aktiviteti i një gurore në pronësi të një pjesëtari të fisit Rraja.

Publikimi i pamjeve që tregoi dhunën barbare të Rrajave sollën edhe dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet.

Çështja u shoqërua me dyshime të forta lidhur me veprimet e policisë e më pas organeve të tjera të drejtësisë, në lehtësimin e pozitës ligjore të Rrajave.

Babai i Ramazan Rrajës

Xhelal Rraja është i ati i Ramazan Rrajës, aktualisht “nën arrest në burg” si i akuzuar për atentatin e 1 Nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Në atë ngjarje mbeti i vdekur shoferi i prokurorit Andi Maloku dhe u plagosën dy personat e tjerë të cilën ndodheshin në automjetin ndaj të cilit u qëllua me breshëri – Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi”.

Hetimet zbuluan se Ramazan Rraja ishte pjesë e grupit kriminal që tentuan të eleminonin “Rrumin” e Ndojën si dhe disa persona të tjetë të lidhur me ta, si para, ashtu edhe pas atentatit të 1 Nëntorit 2019.

Në të njëjtën dosje, Ramazan Rraja akuzohet edhe për shpërthimin e ndodhur në 30 Maj 2020, në hotelin në pronësi të Luan Matës, në Tiranë.

Referuar raportimeve mediatike, Ramazan Rraja është dënuar me mbi 10 vite burg edhe nga drejtësia belge si pjesë e nje grupi kriminal që merrej me trafik droge.

Etiketa: Kryesore1SkyXhelal Rraja

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Dy denoncime për Emiriana Sakon në KPP, blen 250 MLN lekë drita dhe nuk paguan bonusin e të pastrehëve

Dy denoncime për Emiriana Sakon në KPP, blen 250 MLN lekë drita dhe nuk paguan bonusin e të pastrehëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com