GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Toyota Yaris”/ Zbardhet çfarë kërkon SPAK me letërporositë në Belgjikë dhe Francë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Toyota Yaris”/ Zbardhet çfarë kërkon SPAK me letërporositë në Belgjikë dhe Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë urdhëruar ndalimin e publikimin të dosjes “Toyota e re” , por hetimi i saj nuk ka përfunduar me 4 masat e konfirmuara të sigurisë.

SPAK kërkon të dijë çfarë ndikimi dhe marrëdhënie kanë patur grupet kriminale veçanërisht tek funksionarët e drejtësisë realizuar përmes ndërmjetësve që deri më tani dyshohet se së paku ndikuan në tetë raste për të blerë drejtësi.

Për të siguruar prova bindëse në këtë drejtim,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar identifikimin e disa kodeve me të cilat janë kryer komunikimet duke i nisur letërporosi belgëve dhe francezëve, për të zgjidhur pikëpyetjen e madhe se cilët janë njerëzit e drejtësisë të lidhur me krimin apo dhe në shërbim të tyre

Dhe nëse disponohen prova që ta bindin SPAK për prerje arrestesh të reja. Veprime të tjera hetimore po kryhen në Tiranë në Gjykatën Penale dhe të apelit ku dhe po administrohen fashikuj në të njëjtën kohë kur kryeprokurori i Vlorës ka përfunduar nën arrest mbasi ekspozohet në SKY për lehtësimin e Toyota Yaris dhe tre të tjerë janë në arrati për ndikime tek funksionarë të drejtësisë të lakuar lirshëm në biseda.

Sekuestrot e fashikujve do të qartësojnë pozitën e te dyshuarve, duke nisur nga prokurorë dhe gjyqtarë në sistem, përfaqësues të vetingut dhe të politikës dhe të atyre që janë shkarkuar. Ajo që ka provuar SPAK është se deri tani është ndikuar në drejtësi për të mbyllur dosje si ajo e 3.4 milionë eurove të Toyota Yaris, por se kush u korruptua mbetet ende nën hetim.

Më 24 qershor të vitit 2018 u arrestuan Alban Mollaymeri, Agim Cekaj, Klevi Cani dhe Edi Lika, ndërsa Elvis dhe Alfred Vladi janë ende në kërkim. Ndërkohë që në Portin e Durrësit , u sekuestruan 3.4 milion e 470 mijë euro, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjetet e ngarkuara në të, tip “Toyota Yaris” u gjetën një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara. Gjithashtu u ushtruan kontrolle në banesat dhe ambientet e tjera të personave të dyshuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për të liruar nga burgu katër të dyshuar, të cilët u kapën në makinën “Toyota Yaris”, ku gjendeshin edhe 3.4 milion euro.

Gjykata shpalli moskompetencën për dosjen e “Toyota Yaris” në seancën e sotme e nisur nga kjo gjyqtari Lazer Sallaku, vendosi që të vendosë masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të gjithë të ndaluarit.

Ata janë Edi dhe Klevi Lika, babë e bir, Alban Mollaymer dhe Agim Çeka. Tri të parët akuzoheshin për veprën e pastrimit të parave, kurse i fundit për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në kërkim ishin Alfred dhe Elvis Vladi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Toyota Yaris

Lajme të lidhura

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja
Botë

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë
Kosovë & Rajon

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
Para
79-vjetori i bombardimeve në Hiroshima, zyrtari i OKB: Rreziku është edhe sot

79-vjetori i bombardimeve në Hiroshima, zyrtari i OKB: Rreziku është edhe sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja
Botë

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26

Parlamenti i Izraelit votoi sot për t’u vetëshpërndarë, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 27 tetor, në të cilat kryeministri...

Lexo më shumë
Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26
Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

19:26 - 17/07/26
De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com