GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Doza e tretë e vaksinës, cili është plani

07:43 - 22/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Efekte anësore të lehta nga kombinimi i vaksinave anti-covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aplikimi i një doze të tretë nga një kompani jo e njëjtë me të parat tashmë shihet si një plan që do të zbatohet në të ardhmen.
Këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë gjithashtu të enjten se njerëzit mund të zgjedhin vaksinën e një kompanie tjetër për dozën e tretë. Disa amerikanë që kanë marrë vaksinat Pfizer muaj më parë, tashmë kanë të drejtë për një përforcues. Këshilltarët thanë se disa nga ata që kanë marrë vaksinat e Modernës dhe Johnson & Johnson duhet gjithashtu të kualifikohen. Paneli nuk rekomandoi në mënyrë të prerë që të merret doza e një marke tjetër nga ajo e mëparshmja, por e lanë të hapur opsionin – duke thënë vetëm se rekomandohej një përforcues i një nga tre llojet. Disa këshilltarë thanë se do të preferonin që ata që kanë marrë një dozë të J&J të marrnin një përforcues tjetër, duke cituar të dhënat paraprake nga një studim qeveritar që sugjeron një rritje më të madhe të antitrupave që luftojnë viruset nga një kombinim i tillë.
Rreth dy të tretat e amerikanëve që kanë të drejtë për vaksina COVID-19 janë plotësisht të vaksinuar, dhe qeveria thotë se marrja e injeksioneve të para tek të pavaksinuarit mbetet përparësi. Ndërsa autoritetet shëndetësore shpresojnë që dozat përforcuese do të rrisin imunitetin e dobësuar kundër infeksioneve më të zbutura të koronavirusit, të gjitha vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Këshilltarët e CDC-së gjithashtu debatuan nëse njerëzit që nuk kanë nevojë për përforcues mund ta marrin atë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave tashmë ka autorizuar një zgjerim të fushatës përforcuese të vendit, por CDC-ja merr vendimin përfundimtar se kush duhet të vaksinohet.

Etiketa: shendetesitrajtimVaksine

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Para
Po xhironte filmin, aktori qëllon për vdekje një person, plagos një tjetër

Po xhironte filmin, aktori qëllon për vdekje një person, plagos një tjetër

TË FUNDIT

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League....

Lexo më shumë
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com