GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dramë në ‘Etihad’, Manchester City fiton me zemër në dorë ndaj Leeds

18:49 - 29/11/25
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Dramë në ‘Etihad’, Manchester City fiton me zemër në dorë ndaj Leeds
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manchester City mori një fitore me zemër në dorë në ndeshjen e javës së 13 të premier League angleze. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti në Etihad Stadium Leeds me rezultatin 3-2 dhe për momentin i afrohet në 4 pikë Arsenalit kryesues.

Ndeshja nisi në mënyrën më perfekte për Manchester City që e zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë me Phil Foden. Në minutën e 25 Gvardiol shënoi një tjetër gol për Citizens duke e cuar rezultatin në 2-0 që mbeti i tillë deri në fundin e pjesës së parë.

Pas pushimit të ndeshjes, Leedsi  arriti të shkurtojë diferencën në 2-1 me golin e Dominic Calvert-Lewin. Goli i dha krahë Leedsit që në minutën e 68 fitoi një 11 metërsh. Nmecha shkoi te pika e bardhë, por Donnarumma e ndali gjuajtjen e tij. Megjithatë topi shkoi sërish te Nmecha që e dërgoi atë në rrjetë duke barazuar 2-2. Ai që shpëtoi Manchester City ishte Phil Foden që në minutën e 91 shënoi golin e fitores 3-2 të Manchester City që shkon në 25 pikë, ndërsa Leeds mbetet në kuotën e 11 pikëve në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Sunderlandi i Granit Xhakës ndaj Bournemouth me rezultatin 3-2 duke shkuar në 22 pikë. Le Fee, Traore dhe Brobbey ishin autorët e golave për Sunderland, ku Xhaka dhuroi edhe një asist, pikërisht në momentin e golit të barazimit 2-2. Gola që përmbysën avantazhin e dyfishtë të Bournemouth pas golave të Adli dhe Adams. Në ndeshjen tjetër të Premier League, Brentford mposhti Burnley 3-1.

 

 

Etiketa: cityFitore

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com