GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Drejtësia, nën terrorin e Veliajt: Bllokoni Dukën ose ju shkriva!

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtësia, nën terrorin e Veliajt: Bllokoni Dukën ose ju shkriva!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë Veliaj ka qepur gojën, dhe për këtë po pëllcet në mënyra të ndryshme. Ka frenuar çdo dalje publike në një kohë që shpulla që ka marrë nga Padrino ka ende shijen e fortë të dhunimit psikologjik. Rama i dha hapësirën për të larguar atë që s’deshte vetë ta bënte, por nuk i tha të pshurroste aq shumë mbi pushtetin, aq sa të dëgjonte prerë e qartë, UEFA-n: 10 vite pa futboll, dhe Finalja në një shtet tjetër…

E megjithatë, Veliajn nuk e lë “vesi” për të çuar deri në fund pastrimin e llumit. I është bërë m… kala’ në çdo aneks që prodhon përditshmëria e një kryeqyteti, teksa një kumuri tjetër po këndon. Nuk fle, dhe nervi i është shndërruar aq malinj, saqë ka shtuar dozën e presionit mbi gjyqësorin: Nuk kaloni Vettingun nëse nuk rrëzoni Rajonalet e Dukës! Në një mënyrë apo tjetër ky është mesazhi që ka përcjellë së fundmi nëpërmjet kanalit të tij avokator, për gjyqtarët që shortohen për të marrë në dorë fatet e delegatëve të zgjedhur. Veliaj ka shansin e fundit për të tentuar të bëjë NUL, për një arsye: Të bllokojë zgjedhjet e 2 marsit në futboll. Beteja e tij e jetës vazhdon, por kësaj radhe jo nëpërmjet shkarkimeve mediatike, por direkt nën rrogozë, dhe poshtë brezit. Me vete ka disa “snajpera” rilindas që dërgon lart e poshtë për të intimiduar gjyqësorin:

Ose bllokoni Dukën, ose në Vetting nuk kaloni kurrë!

Në këtë mënyrë shteti ka lënë retorikën dhe luftën me Dukën, por për Dukën ka nisur luftën me drejtësinë, duke kërcënuar hapur ata gjyqtarë që do t’i bjerë dhe u ka rënë për hise të merren me futbollin, për të ulur gjakrat e një njeriu që mund të ketë fituar çdo betejë elektorale, por ka ngecur keq në këtë kundër futbollit.

E kështu drejtësia mbetet hallka e fundit ku Veliaj beson e shpreson se mund të qetësojë ndërgjegjen e tij cinike për të tentuar të bllokojë një proces zgjedhor. Rruga ka mbetur vetëm urdhri politik me mesazhin e qartë: Nëse doni karrierën rrëzoni legjitimitetin e Rajonaleve. Kjo mund të krijojë një kaos, e këtu Veliaj me një skuadër avokatore të sprovuar në kauzat e sulmit presion-shtet mbi drejtësinë tenton edhe gurin e fundit. Në një mënyrë apo tjetër duket qartë që betejën e ka edhe me Ramën, dhe nëse Duka rizgjidhet për hetë të 6-të atëherë i ka dhënë një grusht tepër të fortë, në një fitore MARS! Megjithatë, tashmë sulmi frontal është spostuar në bllok te një pjesë e drejtësisë, te ata pak gjyqtarë. Tërbimi ka errësuar çdo arsye, teksa Lali gjendet në prag të pësimit të golit të tretë:

Një gol e pësoi pasi nuk pshurrosi dot në asamblenë e Tiranës

Një gol pas ardhjes së Ceferin

Dhe tashmë ka golin e tretë: Të zgjedhjeve në 2 mars

Me një rezultat 0-3, dhe me një rival si UEFA përballë, rrezikon, të katërtin, të pestin, por rrezikon ndjeshëm edhe Belindën në skrivaninë e tij, vitin e ardhshëm…

 

Etiketa: Armando DukabllokoidrejtesiaErion Veliajkryesore2shkrive

Lajme të lidhura

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Vrasja e 19- vjeçarit në Greqi, dëshmitë e dyshimta që futin në kurth shqiptarin e arrestuar

Vrasja e 19- vjeçarit në Greqi, dëshmitë e dyshimta që futin në kurth shqiptarin e arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com