GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Drejtësia për shtetin, apo për Pushtetin???

18:54 - 02/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtësia për shtetin, apo për Pushtetin???
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Gjithkush ka një problem me drejtësinë, të marrë një avokat dhe të pastrojë veten nëse është i pastër siç pretendon. PS nuk do të bëhet kurrësesi ombrellë e askujt në raport me drejtësinë”, – kështu rishprehu Rama për të disatën herë edhe në daljen publike të fundvitit qëndrimin e tij për ish-ministrat apo ish-zyrtarët e tij që kanë probleme me drejtësinë, apo mund të kenë.

E natyrisht, në këtë situatë çështja lidhej direkt dhe në kohë reale me Lefter Kokën që në këtë të dielë të 2 janarit, ende pa dalë shija e verës së vetë gjyqtarëve e prokurorëve SPAK-istë, mbeti sërish në qeli.

Ose më saktë: Nuk e nxorrën. Për një arsye: Jo sepse përbën rrezik shoqëror, siç mund të parashikojë ligj-drejtësia në rastet e masës së arrestit, por sepse përbën realisht një rrezik: Atë të ekspozimit dëshmues aktorëve, faktorëve dhe mjeshtrave që gëlltitën 470 mln euro nga afera e pistë e inceneratorëve.

Pse nuk e lanë ish-ministrin të flasë?

 Pse Rama ka frikë nga dëshmitë e tij?

 Pse Rama ndërhyri me forcë që Ter Koka të mos flasë e të rrijë Brenda?

Pse drejtësia “e re” dhe “e pastër” nuk pranoi të mësojë më shumë?

 Pse larvat poshtë Ramës u turrën në 2 janar të bllokojnë gjyqtarin?

Pse Teri nuk u lejua të flasë sado pak…?

 Dhe dëshmitë e tij, a përbëjnë rrezik real për rënien e një Qeverie që plehrat do e shndërrojnë në plehra????

 Drejtësia sot foli për pushtetin, dhe direkt braktisi shtetin. Drejtësia sot u bë sërish një kukull e pastër në duart e padrinos, për të ruajtur dhe për të mbuluar me sh….një mal me m…të prodhuar nga afera e incenerimit të miliona eurove.

 Në të gjithë mandatimin e tij të deritanishëm, inceneratorët janë afera që mund të rrëzojë tërësisht boshtin qeveritar, dhe të çojë pas hekurave kodoshët e buzëqeshjes së ekraneve, me miliona euro të gëlltitura në mënyrë bastarde.

 Ish-ministri Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro bakshish, dhe kjo duhet të provohet, por në anën tjetër, ai kurrsesi s’mund të pranojë burg për 470 milionë euro në inceneratiorët e Tiranës e Fierit. Dhe për këtë ofroi bashkëpunim me drejtësinë. Kjo e fundit nuk deshte sot një “Tomazo Busheta”, por bllokoi çdo arterie drejt drejtësi-dhënie, deri në qetësimin e Terit.

Cilët rrezikohen?

1. Qeveria Shqiptare

2. Erion Veliaj

3. Engjëll Agaçi

4. Alqi Bllako

5. E peshq të tjerë pa fund…

 Edi Rama? Mjeshtër me firmë të tij që nuk ekziston kurrkund, por me Niko Peleshin para. Ndërsa në një drejtësi reale në funksion të shtet-bërjes, dhe jo në funksion të shtet-blerjes e për pasojë shtet-shkërdhimit, sot Qeveria do të ishte e rënë, dhe presidenti do të shpërndante Parlamentin, teksa populli fakir do të mësonte kush do të fliste para korpusit të drejtësisë.

 470 milionë euro për të cilat Ter Koka kishte “diçka” për të thënë, por nuk e lanë. Në anën tjetër brenda PS-së, një firmë e Lalit në një konfirmim shkrese qarkullon në media e rrjete sociale si për të njoftuar që erdhi fundi për të dhe po i bëjnë gropën Brenda. Se kush është aktori, tjetër histori për të cilën do ju rrëfejmë më vonë. Jo shumë vonë.

Ter Kokën sot drejtësia nuk e la të flasë. Ose më saktë, sot Edi Rama nuk e la drejtësinë të bëjë drejtësi! Hall i madh e ka zënë, shumë më tepër se sa guri në qafë Brenda shtëpisë së PD-së. Kohë të vështira nisi ky 2022-sh për inceneratorin Rama!

Etiketa: aferedrejtesiinceneratorekorrupsionkryesore2Spak

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
“Princesha e fjetur”, Dj Dagz puth Einxhel

“Princesha e fjetur”, Dj Dagz puth Einxhel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com