GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtohej nga 2 shqiptarë, shkatërrohet organizata e drogës në Spanjë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtohej nga 2 shqiptarë, shkatërrohet organizata e drogës në Spanjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një organizatë kriminale e kultivimit dhe trafikut të drogës është shkatërruar nga Policia spanjolle në provincën e Alicante.

Organizata drejtohej nga xhaxhai dhe nipi, të dy shqiptarë, ndërsa Policia arrestoi 9 persona. Të arrestuarit janë persona me kombësi shqiptare, italiane dhe greke.

Hetimet për veprimtarinë e organizatës kanë nisur në dhjetor të 2022, kohë kur  Garda Civile mori informacione se në provincën Alicante, në mjedise të mbyllura, kishte nisur kultivimi i bimëve narkotike.

Menjëherë Postat kryesore të Gardës Civile të Ibit dhe Alteas, bashkërisht dhe për të konfirmuar informacionin e marrë, nisën operacionin Florenpapa-Scouts.

Tre plantacione marijuane ishin ngritur në banesa, në zonat e Alteas, Castalla dhe Alicante, ku organizata kërkonte të kalonte pa u vënë re. Pas vëzhgimeve të kujdesshme, agjentët kanë arritur të identifikojnë anëtarët e grupit kriminal dhe të zbardhin rolet dhe funksionet e tyre.

Në krye të kësaj bande ishin dy shqiptarë për të cilët kishte edhe një urdhër arresti ndërkombëtar nga Itali.

Ndërkaq gjatë katër kontrolleve të njëkohshme që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua.

U arrestuan nëntë burra me kombësi shqiptare, greke dhe italiane, të moshës nga 21 deri në 58 vjeç . Gjithashtu, janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para të gatshme, material për kultivim dhe 2 automjete të tipit të lartë .

Në banesa, kriminelët për t’i bërë plantacionet më efikase dhe fitimprurëse, kishin bërë lidhje të paligjshme në rrjetin elektrik, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 196.782 euro kompanive elektrike.

Në momentin e arrestimit, njëri prej drejtuesve tentoi të ikte nga një ballkon, por më në fund u ndalua nga agjentët në tarracën e një shtëpie aty pranë. Krimet që u janë ngarkuar të arrestuarve, sipas shkallës së pjesëmarrjes, përfshijnë trafik dhe kultivim droge, armëmbajtje pa leje, mashtrim me energjinë elektrike, pastrim parash dhe përkatësi në një organizatë kriminale.

Të arrestuarit së bashku me provat e marra i janë vënë në dispozicion Gjykatës Hetimore Nr.2 Ibi , e cila ka urdhëruar burgosjen e 8 prej anëtarëve të bandës, mes të cilëve edhe dy drejtuesit.

Etiketa: drogeKryesore1organizataShqiptarespanje

Lajme të lidhura

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Georgina poston foto të fëmijëve, fansat kapen me detajin e veçantë

Georgina poston foto të fëmijëve, fansat kapen me detajin e veçantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com