GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po i pret turistët me kallash”, gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:01 - 12/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po i pret turistët me kallash”, gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së në Theth, e që është bërë i njohur për shkak të përplasjes fizike me banorët dhe sharjeve e fyerjeve në drejtim të tyre, pas rastit të hedhjes së molotovit drejt fadromave, ka qenë i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit.

Çollaku tha se Metaj është një person problematik, i dënuar më parë edhe me burg. Sipas gazetarit drejtimi i aksionit për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje prej Metajt është një trysni e panevojshme që kryeministri Edi Rama po i ushtron banorëve të Thethit.

“Ai njeriu i…, drejtori i IKMT-së, ç’është ky Metaj. Çon një individ, që është dënuar, ka qenë pjesë e ekipit të vrasjes së Azem Hajdarit. Fatmir Metaj, i dënuar me një vit dhe 3 vjet mospasje profesione publike. Dhe ti shkon…. E ke parë gjuhën e tij, si flet ai. Çfarë bën? Sërish çon njeri me probleme, me telashe në atë zonë, telashe kriminale të rënda, sepse ajo vrasja e deputetit ishte vrasja e shekullit. Ai ishte pjesë e atij ekipi. E patë fjalorin e tij dhe të policisë. Ku shkon? Të vrasin me armë, të vrasin me fjalë.

Ç’është kjo trysni, me kë je duke luftuar? Pse nuk lufton me trafikantët e kokainës. Ky tani është ai që shkon për kasollet e drurit atje. Paligjshmëria duhet ndëshmuar kushdo që e bën. Lgji ka një formë që duhet ta bztojmë të gjithë. Çoja shkresë, çoja letrën. Lëri afat të ankimojë, të shkojë në gjykatë ai.

Dhe duhet të jetë gjykata që zgjidh mosmarrëveshjet mes institucionit dhe individit, jo kryeministri me urdhër, jo policia me kallash. Zotëri ke shkelur ligjin, duhet të përgjigjesh kushdo qofsh, i majtë, i djathtë, i kuq, i zi… Por ti duhet të denoncohes, të shkosh në gjykatë dhe gjykata t’i japë të drejtë palës, siç janë provat në fund të fundit… Kush e ka shkelur ligjin“, tha Çollaku në A2 CNN.

Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit të shembjes së objekteve të ndërtuara pa leje nga ana e IKMT-së, ka pasur përplasje deri në hedhjen e molotovëve dhe nxjerrjen e armëve nga policia.Çollaku deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ngjallur frikë tek të huajt që vizitojnë vendin tonë, përmes këtij aksioni.

“Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend. Kanë prenotuar në Shqipëri dhe janë në një zonë lufte. Ne flasim për një vend ku ekziston ligji dhe shteti, jo në një vend ku ekziston individi dhe çdo gjë tjetër është derivat, i veprimeve, orekseve dhe mesazheve të tij. Këtu kjo lloj dhune që rrezikon ytë agravojë, nuk e di çfarë imazhi mund të kemi kur policë me automatik i drejtohen banorëve shqiptarë sigurisht.

Turistë të lemerisur dhe kujtojnë se kanë ngatërruar vend, kanë prenotuar në Shqipërinë dhe kujtojnë se janë në një zonë lufte. Jo vetëm në Theth por unë besoj se kjo do të jetë një goditje për turizmin në të gjithë Shqipërinë, sipas humorit mëngjesor të kryeministrit, i cili është i pashëndetshëm edhe në periudhën paszgjedhore me rezultatin e tij euforik, sepse ka të tjera ekuilibra, të tjera ngjarje, të tjera dosje të rëndësishme, ku ortakë të tij qeveritar, të kabinetit të ministrave, deputetë, kryebashkiakë, janë atje dhe janë në prag hekurash”, u shpreh ai.

 

Etiketa: Fatmir MetajhajdariTheth

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Behar Çukaj i “Bolv Oil” me fatura fiktive bëhet pjesë e skemës së zhvatjes me Bankers, me paratë e vjedhura ndërtoi komples vilash

Behar Çukaj i “Bolv Oil” me fatura fiktive bëhet pjesë e skemës së zhvatjes me Bankers, me paratë e vjedhura ndërtoi komples vilash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com