GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Drejtonte një bandë droge, prangoset adoleshenti

18:52 - 09/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtonte një bandë droge, prangoset adoleshenti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 17-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme, pasi drejtonte një bandë që trafikonte lëndë narkotike në Britani. Përveç kësaj identifikim dhe kapja e tij u bë pasi u përfshi në një sulm me armë në një lokal. Bosi adoleshent i bandës, Harry O’Brien, i cili është i njohur për policinë lokale që në moshën 12-vjeçare, terrorizoi banorët  ndërsa luftonte me rivalët në një fushatë dhune të paarsyeshme. Harry O’Brien jetonte në Mountvieë Street, Toxteth, kur për herë të parë tërhoqi vëmendjen e ligjit, në moshën vetëm 12-vjeçare, në 2017. Pirja e kanabisit ishte gjithashtu në qendër të praktikave të tij të hershme. Një vit më vonë, pasi u zhvendos në Buckland Street, Aigburth, ai u kap në Dingle me drogë dhe një thikë të zezë.

Në vitin 2020, ai u dënua për posedim kanabis dhe drejtim të rrezikshëm. Ai u vendos në një urdhër rehabilitimi të të rinjve, pasi autoritetet u përpoqën të ndalonin zbritjen e tij në kriminalitet të mëtejshëm, një përpjekje që nuk funksionoi. Tashmë ai përshkruhej si “koka” e një “biznesi të suksesshëm dhe fitimprurës” që shiste kanabis në rrugët e Dingle. Operacioni përfshinte tregtarë që punonin deri në orët e vona të natës në emër të tij, duke numëruar deri në 480 klientë.

O’Brien po krijonte fitime të konsiderueshme nga tregtia e tij e drogës, ndërkohë që policia sekuestroi rreth 20,000 £ në para nga ai dhe banda e tij. Dhe ndikimi i tij ishte i tillë që njerëzit më shumë se një dekadë më të mëdhenj se ai, ishin të gatshëm të ruanin produktin e tij të paligjshëm dhe mjetet e tregtisë së tij. Kreu i ri i bandës ishte qartësisht ambicioz. Por ambicia e tij e tërhoqi atë në një konflikt që doli jashtë kontrollit dhe bëri që policia e fshehtë të vëzhgonte çdo lëvizje të tij. Sulmet mes tij dhe personave me të cilët kishte konflikt, kanë vënë në rrezik jetët e shumë personave të pafajshëm, përfshirë edhe fëmijë.

Etiketa: adoleshentarretsBritanidrejtonte bandendrogeperplasje me armesherr

Lajme të lidhura

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Para
Me këtë shenjë horoskopi është shumë e vështirë të punosh

Me këtë shenjë horoskopi është shumë e vështirë të punosh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale
Aktualitet

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26

Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit që të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin e saj për uljen e çmimit...

Lexo më shumë
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

12:06 - 08/04/26
Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

11:55 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com