GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Drejtori i AMF, Ervin Mete: Me hyrjen në fuqi më 1 korrik ligji do të sjellë disa risi

10:17 - 27/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i AMF, Ervin Mete: Me hyrjen në fuqi më 1 korrik ligji do të sjellë disa risi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi këtë të enjte, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2020.

Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, si edhe masat e marra nga Autoriteti në funksion të garantimit të stabilitetit financiar përgjatë një viti të vështirë, nën efektet e pandemisë COVID-19 dhe pasojave të tërmeteve të fundvitit 2019.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se treguesit e 3-mujorit të parë të vitit 2021 sugjerojnë se tregjet nën mbikëqyrje po i kthehen normalitetit. “Tregu i sigurimeve e mbylli 3-mujorin e parë të këtij viti me një rritje prej 12.5% të të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe asetet neto të tregut të investimeve dhe tregut të pensioneve private shënuan rritje për 3-mujorin e parë, respektivisht me 2.4% dhe 5%,” – tha Mete.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se miratimi së fundmi nga Kuvendi i Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është një zhvillim i rëndësishëm. Miratimi i këtij ligji përmbush gjithashtu një nga kërkesat e Komisionit Evropian në progres-raportet e viteve të fundit. Me hyrjen në fuqi më 1 korrik, ky ligj pritet të përmirësojë disa aspekte të funksionimit të tregut të sigurimeve, si edhe të sjellë lehtësime për qytetarët.

Drejtori Mete informoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për rolin e Autoritetit si institucioni drejtues i kapitullit 9 në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe për drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit përgjatë vitit 2021 dhe në vazhdim.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti do të përqendrohet te ruajtja e qëndrueshmërisë dhe mbikëqyrja efektive e tregjeve, plotësimi i të gjithë kuadrit nënligjor për të bërë plotësisht të zbatueshme ligjet e reja, rritjen e kapiciteteve mbikëqyrëse, avancimin me proceset e digjitalizimit dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, si edhe ndërmarrjen e nismave për edukimin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit.

Etiketa: AMFErvin Meteligj i ri

Lajme të lidhura

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar
Aktualitet

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26
Zarzavatet kthehen në mall luksi për shqiptarët, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë
Aktualitet

Zarzavatet kthehen në mall luksi për shqiptarët, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

08:20 - 28/02/26
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%
Breaking Views

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Para
Ajo që pritej ndodhi, Real Madrid pranon dorëheqjen e Zinedine Zidane

Ajo që pritej ndodhi, Real Madrid pranon dorëheqjen e Zinedine Zidane

TË FUNDIT

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka...

Lexo më shumë
E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

21:43 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

20:59 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com