GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Drejtori i Veliajt i fut në xhep Lush Osmanit 133 MLN lekë për fabrikën e asfaltit elektoral

12:19 - 25/02/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtori i Veliajt i fut në xhep Lush Osmanit 133 MLN lekë për fabrikën e asfaltit elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asgjë nuk ka ndryshuar në Bashkinë Tiranë, edhe pas arrestimit për korrupsion të kryetarit Erion Veliaj. Vazhdimësia e aferave është siguruar qysh më parë me vendosjen e drejtorëve besnikë nëpër drejtoritë e varësisë, ku tenderat publikë u jepen një rrethi të ngushtë biznesmenësh të inkriminuar.

Në tetor 2024, pas implikimit të një numri drejtorësh të bashkisë në skandalin “5D”, Veliaj kreu një rokadë në 12 drejtori. Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, një i besuar i tij. Ky i fundit në vitin 2022 u caktua nga kryebashkiaku Veliaj si kryetari i Partisë Socialiste në Njësinë Administrative nr.9 në Tiranë.

Ky bën dy gjëra pas arrestimit të Veliajt: firmos tenderat që i janë lënë porosi dhe poston statuset e kryetarit nga qelia kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tenderi me risk korrupsioni

Një nga tenderat e fundit që ka organizuar Sinjari është me objekt “Shërbime për mirëmbajtjen e objekteve specifike”. Në këtë procedurë i janë dhënë pa garë 133 milionë lekë biznesmenit Lush Osmani, një klient i vjetër i aferave të Veliajt.

Vlera e fondit limit është caktuar nga komisioni i tenderit 11 113 990,00 lekë, por duke përfshirë TVSH, kontrata arrin në afro 133 milionë lekë.  Procedurë u njoftua e hapur në më 23 janar 2025, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 12 shkurt 2025. Në këto raste, kur dihet hapur se cili do ta fitojë tenderin, operatorët e tjerë nuk afrohen dhe ia bëjnë më të lehtë punën komisionit.

Pra, tenderi u zhvillua me një operator pjesëmarrës, me kompaninë SHPRESA-AL SHPK, në pronësi të Lush Osmanit.

Kështu,  një muaj më vonë, më 20 shkurt 2025, Agjencia e Prokurimit Publik bëri të ditur lidhjen e kontratës së Bashkisë Tiranë me Lush Osmanin.

Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Shpesh këto tendera më shumë se mungesë konkurrence në treg, shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzimin e dokumenteve në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë te konsiderohen të ekspozuara dhe me risk.

Sipas Open Data Albania, një shënim me Red Flag është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmerisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.

Të gjitha paratë e prodhimit të asfaltit i shkojnë Lush Osmanit
Kjo drejtori ka një repart të prodhimit të asfaltobetonit e cila bën tendera kryesisht për të furnizuar Lush Osmanin me fonde. Objekti tenderit enigmatik me emërtimin “mirëmbajtje e objekteve specifike” është më konkretisht mirëmbajtja e impiantit të prodhimit të asfaltit, model YLB500, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë.

Pra shërbimi do të kryhet në impiantin e prodhimit të asfaltit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në afërsi të tunelit të Kërrabës, përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan.

Lush Osmani siguron edhe lëndën e parë të kësaj fabrike të bashkisë. Rreth 1 milion euro në vit i kalojnë kësaj kompanie nga Drejtoria e Veliajt për Rrugët. Eh sikur gjithë ky asfalt të hidhej nëpër rrugë!

Në dokumentin më poshtë është tenderi i dhënë nga bashka Tiranë në qershor 2023 Lush Osmanit për blerje inertesh. Si gjithmonë, shoqërohet me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Dhe kjo fabrikë vazhdon të hajë fonde edhe për artikuj të tjerë për prodhimin e saj. Bashkia Tiranë në maj 2024 zhvilloi tenderin me fond limit 1.4 miliard lekë për blerje bitumi.

Ka patur denoncim edhe nga opozita që fabrika e asfaltit në Krrabë është vatër korrupsioni. “Nuk kalojnë paratë me bankë dhe nuk faturohen, është ndërmarrje korrupsioni”. Ndryshe, kjo është quajtur edhe fabrikë e “asfaltit elektoral”, sepse vihet në funksion të fushatave të PS-së.

Ndërkohë, me anë të kompanisë “Shpresa.al”, Lush Osmani ka marrë vitet e fundit rreth 200 tendera me vlerë mbi 50 milion euro, përpos liqenit të Çerkezës, prona publike, hidrocentraleve, etj.

Shumica e tenderave janë vulosur me paracaktim, në bazë të pazareve të Lush Osmanit me kryetar bashkish dhe drejtorësh.

Problemet penale të Lush Osmani

Kujtojmë se në vitin 2019, presidenti i “Shpresa_AL” është shpallur në kërkim për korrupsion. Osmani akuzohet se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.
Përveç një sipërfaqe të konsiderueshme toke Osmani akuzohet se ka përfituar edhe një godinë në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Lush Osmani u akuzua për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” më shumë se një herë dhe “përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”

Konkretisht, më 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë  pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Fillimisht prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas e ndryshoi masën “Detyrim paraqitje”.

Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pas një viti hetimesh në atë kohë, policia me urdhër të prokurorisë arrestoi 18 persona për skandalin e tokave, mes të cilëve edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit, si dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm.

Kujtojmë se pjesa dërrmuese e bashkëpunëtorëve të kryetarit Erion Veliaj në tenderat abuzivë janë biznesmenë që kanë probleme të hapura me ligjin. Vetë kryebashkikaku është arrestuar për korrupsion më 10 shkurt 2025.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Erion VeliajkorrupsionLush OsmaniPiro Sinjari

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria U-21 përballet me Greqinë më 21 mars

Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria U-21 përballet me Greqinë më 21 mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com