GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i Veliajt shpenzon 100 MLN lekë për ilaçe veterinarie, këmbëngul me tenderin që u anulua 2 herë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i Veliajt shpenzon 100 MLN lekë për ilaçe veterinarie, këmbëngul me tenderin që u anulua 2 herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtorët e Veliajt vazhdojnë me tenderë pa garë. Disa javë më parë kryebashkiaku bëri ndryshime të disa drejtorëve, të cilët nuk i hoqi nga puna, por thjesht bëri rokada duke mbrojtur shkeljet që kanë kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Kështu, nga Tatimet, Arli Naska ka kaluar drejtor tek Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit në Bashkinë Tiranë.

Dhe përmes këtij posti që i dha Erion Veliaj, drejtori i ri i ka vënë syrin tenderit për medikamente veterinarie. Konkretisht, po flasim për një tender që Naska ka hapur së fundmi dhe ka si objekt “Blerje të medikamenteve dhe materialeve mjekësore veterinare”, me fond limit 100 milionë lekë.

Tenderi u hap më 27 gusht 2024 dhe u mbyll më 11 shtator 2024 me rezultatin “anuluar”.

Vendimi i komisionit (dokumenti më poshtë) iu dërgua Agjencisë së Prokurimeve publike e cila e publikoi në buletinin e datës 30 shtator 2024. Arsyeja e anulimit e paraqitur zyrtarisht është mungesa e ofertave të përshtatshme.

 

Gara e është rihapur për herë të dytë me termin “rishpallje e anuluar”. Më 17 tetor 2024 është bërë sërish publik njoftimi për tenderin, ne të njëjtat shifra, kritere dhe dokumente standarde. Këtë radhë prokurimi parashikohej të mbyllej më datë 1 nëntor 2024, por fituesi nuk është bërë akoma publik.

Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e Kuq”, që tregon risk korrupsioni dhe abuzim për fondin limit. Kjo për shkak se drejtori Naska po këmbëngul ta bëjë prokurimin siç do vetë, megjithëse është anuluar dy herë. Kjo procedurë nuk duhet të vazhdojë, sipas ligjit, por duhet zhvilluar tender i ri.

 

Çdo vit abuzime!

Ndërkohë ne po ju tregojmë se çdo vit bëhet abuzime me blerjen e medikamenteve veterinare. Në vitin 2020 tenderi me objekt “Blerje të mjeteve mjekësore veterinare”, me fond limit 12,554,650 lekë u ankimua në KPP.  Ankimuesi shprehej se Agjencia me lejen e Bashkisë ka bërë manovra në kriteret për tenderin, duke i hapur rrugë abuzimit të radhës. Pas shqyrtimit të ankesës KPP e pranoi se në tender janë shkelur rregullat dhe i dha të drejtë ankimuesit.

“Komisioni Prokurimit Publik vlerëson se, kriteri i sipërcituar nuk është hartuar tërësisht në përputhje me frymën e legjislacionit të prokurimit publik, dhe legjislacionin specifik pasi ka kufizuar konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë, duke përjashtuar kështu operatorë të tjerë ekonomikë të cilët edhe pse mund të garantojnë zbatimin e kontratës”, theksohet në vendimin e  KPP në vitin 2020.

Gjithashtu, në vitin 2022 tender për të njëjtin objekt të zhvilluar nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka marrë nga Open Data Albania “Flamur të Kuq” për riskun e korrupsionit.

Në atë vit Agjencia rriti edhe vlerën, pasi shpenzoi 230 milionë lekë.

 

Në atë kohë kishte dorëzuar ofertë vetëm firmë MILIFAR SHPK dhe pa konkurrencë u shpall menjëherë fituese.

Në këtë mënyrë iu xhiruan lekët firmës së Albert Metanit, i cili njihet si biznesmen që është favorizuar në vazhdimësi me fondet e shëndetësisë.

Edhe tenderi i këtij viti duket një vazhdim i pazareve të viteve të kaluara.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimdrejtori i veliajtmedikamenteveterianrieMILIFAR SHPKred flagtenbderaVeliaj

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Kualifikueset e Euro 2025 për U-19 luhen në Shqipëri, zbardhet kalendari i kuqezinjve

Kualifikueset e Euro 2025 për U-19 luhen në Shqipëri, zbardhet kalendari i kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

11:11 - 11/09/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com