GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Drejtori sportiv i Psg zbulon të ardhmen e Mbappe

15:45 - 25/08/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori sportiv i Psg zbulon të ardhmen e Mbappe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kilian Mbappe ka vetëm një ëndërr, kalimin tek gjigandi spanjoll i futbollit Real Madrid. Francezi dëshiron një rol protagonisti, diçka e cila nuk i garantohet aspak tek nënkampionet e Ligue 1. 22 vjeccari ka deklaruar shpesh herë se dëshiron të vishet galaktik teksa mbrëmjen e kaluar skuadra madrilene ka ofruar plot 160 mln euro për ish futbollistin e Monaco. Megjithatë kjo ofertë është refuzuar nga PSG. Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është prononcuar pikërisht për këtë situatë ku zbulon kërkesën që kanë krerët e klubit francez,

“Kylian Mbappe dëshiron të bashkohet me Real Madridin dhe ne nuk kemi në plan ta ndalojmë. Ne i thamë jo ofertës së parë të Real Madridit, por nëse plotësohen kushtet tona, do të shohim.

Ne i bëmë dy oferta të rëndësishme Mbappesë: njëra e barabartë me lojtarët kryesore dy muaj më parë dhe një tjetër më e lartë se lojtarët e ardhur në kohët e fundit. Ne duam t’i dëshmojmë atij se ai është një lojtar i rëndësishëm, në qendër të projektit, por jo mbi projektin.

Duket si një strategji përpjekje për të marrë përgjigje negative nga ne, të tregojnë se bënë gjithçka për të blerë Mbappe dhe të presin një vit më pas për ta fituar falas. Kilian na ka premtuar gjithmonë se nuk do largohej falas. Oferta zyrtare e Real Madrid është shumë larg asaj që ne pretendojmë.

Po, është rreth 160 milionë, më pak seç kemi paguar për të në vitin 2017. Nuk kemi në plan të flasim sërish me Real Madrid për Mbappe. Afati është mesnata e 31 gushtit. Nuk kemi në plan të lëmë Mbappe të shkojë për një shifër më të ulët se ajo që kemi paguar, në një kohë kur i kemi ende para borxh Monacos (35 milionë).

Kurrë nuk e kemi hapur derën e largimit për Mbappe. Asnjëherë. Njerëzit thonë se unë dua ta shes dhe jo Nasser, por unë ose Nasser mendojmë të njëjtën gjë. Ne jemi në të njëjtën pikë. Por nëse një lojtar dëshiron të largohet, këto janë kushtet tona”, tha ndër të tjera Leonardo. Mediat spanjolle raportojnë se PSG kërkon jo më pak se 200 mln euro për të lënë të lirë futbollistin e talentuar.

Lajme të lidhura

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26
Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion
Breaking Views

Ndryshimi i madh i Elbasanit nga sezoni i kaluar, verdheblutë pretendentë për titullin kampion

21:25 - 09/02/26
Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e  Ernest Muçi
Sport

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi

10:29 - 09/02/26
Para
“Erdhëm në Torino për të filluar një jetë të re”, flet babai i 4-vjeçarit që humbi jetën në Itali

“Erdhëm në Torino për të filluar një jetë të re”, flet babai i 4-vjeçarit që humbi jetën në Itali

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com