GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Qato: Gjobat, jo për të mbledhur para

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtuesi i Policisë Rrugore, Qato: Gjobat, jo për të mbledhur para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur dje në “Rrugën e Kavajës” ku një person nën efektin e lëndëve narkotive goditi një çift me foshnjën 3-muajshe ka sjellë reagime të forta në opinionin publik pasi Ajas Sulejmani, autori i krimit të rëndë nuk isihte patentë, ishte në kërkim gna drejtësia dhe qarkullonte i lirë në kryeqytet.

Qytetarët kanë kërkuar ashpërsimin e masave nga policia dhe për këtë çështje ka folur drejtuesi i Policisë së Rrugore, Altin Qato i cili tha se puna e efektivëve në rrugë vijon intensivisht për zbulimin dhe ndëshkimin e shkelësve. Ai tha se Ajas Sulejmanit iu hoq patenta për dy vite, krahas tre veprave penale, për të cilat akuzohet.

Qato theksoi se rregullat duhet të zbatohen edhe nga përdoruesit e tjerë të rrugës, siç janë këmbësorët pasi shumë prej tyre nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugë.

“Nuk po e lidh me rastin e djeshëm, pasi ata që u aksidentuan dje ishin tërësisht brenda rregullave dhe u përplasën te vijat e bardha, por dua të theksoj se krahas shoferëve, duhet që rregullat e qarkullimit rrugor të zbatohen edhe nga qytetarët”, tha ai.

Qato tha se masat ashpërsohen ndaj shoferëve me shtimin e shkeljeve nga ana e tyre, ndërsa shtoi se policia nuk bën përzgjedhje kur gjobit shkelësit e rregullave të qarkullimit.

“Policia e kishte kryer detyrën me shoferin në fjalë pasi ishte gjobitur sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor. Policia nuk mund të tregohet më e ashpër se sa përcaktimet e Kodit Rrugor”, tha ai duke shtuar se policia ka shtuar sëfundmi masat dhe kjo nuk duhet të keqkuptohet nga qytetarët.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë se Policia Rrugore nuk punon me operacione, por në mënyrë konstante. Ne nuk kemi asnjë qëllim të rrisim të ardhurat në buxhet kur vendosim gjoba, por të ndëshkojmë dhe sensibilizojme shkelësit”, tha ai.

Pas aksidentit të djeshëm, Ajas Sulejmani do të akuzohet për tre vepra penale, të cilat janë shkaktim aksidenti me pasoja të rënda, drejtim i makinës nën efektin e lëndëve narkotike dhe largim nga vendi i aksidentit.

Etiketa: Ajas Sulejmanialtin qatoashpersim i rregullavegjobat

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Vrasja e Ilir Kapos në Tiranë, detaje tronditëse, fqinji e ndoqi dhe i nguli thikën

Vrasja e Ilir Kapos në Tiranë, detaje tronditëse, fqinji e ndoqi dhe i nguli thikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com