GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dritan Agolli dhe nipi i Sadri Abazit notojnë në pishinën me 3.4 miliardë lekë në Sarandë

13:59 - 02/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli dhe nipi i Sadri Abazit notojnë në pishinën me 3.4 miliardë lekë në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investohen 3.4 miliardë lekë për një pishinë në Sarandë? Investimi po bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe tenderi është firmosur nga vetë drejtori Dritan Agolli. Kush do të notojë në pishinën me lekë? Nipi i oligarkut të PS-së Sadri Abazi, që merr pjesën dërrmuese të tenderave të mëdhenj të qeverisë. Para kësaj “force madhore”, komisioni i Agollit vendosi të përdor fshesën ndaj konkurrencës.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, në këtë kategori e fut tenderin Open Data Albania. Mbi procedurën valëvitet një “flamur i kuq” që tregon riskun e korrupsionit.

Tenderi ka për objekt “Investime për Transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 Poli i Zhvillimit Turistik në Sarandë Faza 2”. Fondi Limit i caktuar për projektin është 332,523,279 lekë pa TVSH dhe financohet nga Buxheti i Shtetit për sektorin e turizmit.

Sipas dokumenteve, në tenderin e mbajtur më 21 gusht 2025 aplikuan 9 operatorë ekonomikë.

Megjithëse kishte mbi tryezë oferta më të ulëta, komisioni nxori fitues bashkimin e kompanive ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk e Arbër Abazit dhe MF INVEST GROUP shpk e Dritan Metajt.

Ky bashkim i përfaqësuar nga Abazi prezantoi ofertën 235,465,891 le pa TVSH për të kontratën me afat 20 muaj.

Komisioni i skualifikoi konkurrentët për “gabime aritmetike” në ofertë më të mëdha se 2%, por po të shihet diferenca e madhe me fituesin e tenderit, ia vlente që të merreshin në konsideratë këto propozime.

Kështu, operatori ekonomik AGI KONS SHPK propozoi vlerën 322,238,310.62 lekë pa tvsh.

Po ashtu, bashkimi i operatorëve FLED shpk & SHKELQIMI 07 shpk bëri ofertën 228,359,373 lekë pa tvsh. Ndërsa firma LIS KONSTRUKSION shpk ofronte ta bënte pishinën me 226,367,897 lekë pa tvsh.

Megjithatë, Agolli ka shpallur fitues nipin e Sadri Abazit dhe më 12 shtator 2025 ka lidhur kontratën.

Belinda Balluku, “engjëlli” mbrojtës i Arbër Abazit

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike kompanitë e Arbër Abazit, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Nga fundi i vitit 2018 do të plaste skandali me tenderin e Unazës së Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtorë qeverisë shqiptare duke “sakrifikuar” edhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Do të ishte pikërisht ky skandal që do të largonte nga detyra Gjiknurin për t’u zëvendësuar në 17 janar 2019 nga ish-vartësja e tij, drejtoresha e AlbControlit Belinda Balluku.

Në maj 2018, kompania “ALKO-IMPEX General Construction” dhe “2 T” sh.p.k do të themelonin kompaninë koncesionare “ECO CLEANING”, e cila do të ndryshonte dhe pozitat e këtyre kompanive në tregun shqiptar, të cilat më së shumti veprojnë në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe mbetjeve.

Por investimi më i madh i Abazit ishte kapja e Komisionit të Prokurimit Publik. Ish-kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, i cili më parë kishte qenë jurist në kompaninë e Arbër Abazit, fillimisht hyri si specialist i thjeshtë. Por ish-kryetarja Evis Shurdha e izoloi. Myzyri u detyrua të largohej për pak kohë në Ministrinë e Inrastrukturës dhe do të delte në skenë në vitin 2019, kur Shurdhës po i dobësohej mbështetja politike. Aktualisht Myzyri është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion me tenderat.

Hetimet e SPAK për drejtorin e FSHZH  

Ndërsa drejtori i i FSHZh, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arber abaziDritan AgollipishineSarandëtender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Skandali me fondet e IPARD/ Bardhi: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte

Skandali me fondet e IPARD/ Bardhi: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com