GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli i fal 2 milionë euro vëllait të ish-deputetit për një rrugë fshati 8 km

13:22 - 02/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli i fal 2 milionë euro vëllait të ish-deputetit për një rrugë fshati 8 km
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktiviteti i Dritan Agollit si drejtor i FSHZH është ilustrimi i saktë i deklaratës së një deputeti socialist pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2013. “Ne nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa këta”. Dhe ja si e maskon Agolli një tender të rëndomtë asfaltimi të një rruge fshati: “Nxitja e ndërveprimit dhe frymës komunitare…”.

Do t’ju linim të mendonit ç’të doni, por këtu luhet me 2 milionë euro, prandaj le ta sqarojmë.

Po flasim për tenderin me objekt “Nxitja e ndërveprimit dhe frymës komunitare, gjallërimi i jetës socio-kulturore në zona me potencial zhvillimi nëpërmjet rrjetëzimit të aseteve publike: Asfaltimi i rrugës Fusha e Çajupit – Topovë, Bashkia Libohovë. L = 8,971m”. Në fakt është thjesht riparimi e kësaj rruge 8 km me gjerësi 3-4 metra.

Është rruga në foton më sipër, që ka nevojë për gërmime, do të bëhen pastrimet e gurëve dhe shkurreve, si dhe do t’i hidhet një shtresë asfalt. Por nuk flitet për asnjë investimet tjetër që  supozohet të gjallërojë jetën social-kulturore në këtë zonë.

Edhe bashkia Libohovë që ka përgatitur projektin e ka të qartë se çfarë kërkon, rikonstruksionin e rrugës. Ndërsa Fondi i drejtuar nga Agolli e ka “ngatërruar” objektin e tenderit sikur të ishte projekti i ndonjë OJF-je për fshatrat, që me këtë rast do të përmbante ndonjë takim, disa stenda dhe një koktej në fund.

Rregullimi i kësaj rruge që i shërben një fshati me 500 banorë dhe turistëve, nëse marrin këtë drejtim, sigurisht që sjell gjallëri. Ndërkohë, puna që do të kryhet aty quhet “asfaltim” dhe ka një çmim të caktuar.

Këtu futem në thelbin e asaj që Agolli e ka maskuar. Prokurimi  është hapur më datë 15 korrik 2024 dhe deri më datë 31 korrik janë dorëzuar 18 oferta të ndryshme. Pritej të zhvillohej një “garë e fortë” pasi bëhet fjalë për miliona euro.

Fondi limit i përllogaritur nga komisioni i Agollit është 199 012 200 lekë, pa llogaritur TVSH që e shton vlerën 20 %.

Por Agolli duke qenë se e ka të paracaktuar fituesin ka bërë vetëm skualifikimin e të gjithë pjesëmarrëve që iu afruan këtij ‘keku të madh parash’. Kështu, 5 ofertat më të lira që varionin nga 1.2 milionë euro deri në 1.4 milionë euro, Dritan Agolli i zhvlerësoi që në fazën e parë, duke argumentuar se nuk kanë dorëzuar në kohë dokumentet që vërtetojnë se kanë kryer më parë punë të ngjashme.

Menjëherë më pas ka përjashtuar edhe 7 ofertat të tjera për të njëjtën arsye. Janë ofertat më ekonomike, të rregullta në dokumentacionet e tjera, prandaj Agolli duhej të kishte zbatuar atë pikë të ligjit që e detyron Autoritetin Kontraktor që të paralajmëronte firmat për mungesën e dokumentacionit që kishin, në mënyrë që në fazat e tjera të vazhdonte gara e rregullt.

Duke vazhduar aksionin e tij, Agolli për përfitime, në përfundim la mbi tryezën e komisionit vetëm ofertën e dorëzuar nga bashkimi  i operatorëve  “Shkëlqimi 07” sh.p.k – “Fled” shpk , me vlerë 1.7 milionë euro. Sqarojmë se kjo ishte një nga dy ofertat më të shtrenjta.

Pra, jemi në kushtet ku u skualifikuan pa të drejtë 5 oferta, u zgjodh si fitues propozimi më i shtrenjtë dhe mbi të gjitha është cenuar konkurrenca

Open Data Albania i ka vënë këtij tenderi “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Në përshkrimin e bërë nga monitoruesi, theksohet se “janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit” dhe është shkelur kushti, “fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”

Këtë padrejtësi Agolli e bëri për të shpërblyer vëllain e ish-deputetit Agron Kapllanaj. Ju kujtojmë se firma “Shkëlqimi 07” është në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. Për shkak të qëndrimit të ish-deputetit “kundër Berishës”, mazhoraqnca e ka shpërblyer me tendera me vlerë miliona euro në vepra infrastrukturore.

Kujtojmë se në shkurt 2022, SPAK ka nisur hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli pas publikimit të një tenderi të dyshimtë që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Burime nga SPAK, thanë se hetimet për këtë rast kanë nisur kryesisht pas publikimit në media të informacioneve rreth tenderit të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me objekt përgatitjen e një menuje për projektin e “100 fshatrave”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues kompaninë Mascarpone sh.p.k në pronësi të Alfio Rrotanit dhe Endrit Maci person fizik.

Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDritan AgolliFSHZHrrugetender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Greqia paralajmëron Shqipërinë, do vërë veton ndaj negociatave të anëtarësimit

“Lufta ime tani fillon”, Beleri flet pas lirimit: Drejtësia nuk u vendos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com