GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drogë dhe bixhoz në lokal, arrestohen dy vëllezërit në Malësi

09:22 - 04/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdes në spital i moshuari që u grabit me dhunë në Mallakastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vëllezër janë arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ushtronin në lokalin e tyre aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Uniformat blu bëjnë me dije se përpos aktivitetit të lojërave të fatit, dy vëllezërit kishin vënë lokalin në dispozicion për përdorimin e drogave.

Dy të arrestuarit të moshës 27 dhe 22 vjeç, me iniciale E.P dhe G.P përkatësisht, banues në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 makineta që shërbenin për lojërat e fatit.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Goditen 2 raste të vënies në dispozicion të lokaleve, për përdorimin e drogave dhe për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 6”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur lokalin, për përdorim droge dhe ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.

Shpallet në kërkim pronari i një lokali tjetër, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojës poker dhe lojës me makineta.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, 5 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në lokale, në zonën e Malësisë së Madhe, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 6”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. P., 27 vjeç dhe G. P., 22 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin e tyre, në fshatin Vukpalaj, për përdorim droge dhe organizim të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 makineta që shërbenin për lojërat e fatit.

Në vijim të operacionit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit L. H., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij lokali, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 makineta për lojëra fati dhe 1 tavolinë pokeri.

Në momentin e kontrollit, pronari i lokalit, shtetasi L. H. nuk është gjetur në subjektin e tij.

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e tij, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drogelojera fatiMalesi

Lajme të lidhura

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte
Aktualitet

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit
Aktualitet

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Para
Primaret/ Në Lezhë s’ka nisur ende votimi, probleme edhe në Fier

Primaret/ Në Lezhë s’ka nisur ende votimi, probleme edhe në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lexo më shumë
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

Xhoana Nano kapet “mat” në Tiranë pas vdekjes së Fatos Nanos! Dalin foto e video. Ja çfarë po bënte

21:06 - 08/02/26
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha

20:35 - 08/02/26
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield

20:16 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com