GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit antimafia “Whisper”, i cili goditi një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Salentos.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për shtetasit Myrteza Balliu, 33 vjeç, dhe Adi Çoba, 35 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga Drejtoria Hetimore Antimafia italiane, me ekzekutimin e 23 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të dy grupeve kriminale që vepronin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Antimafia, Shqipëria dyshohet se ka shërbyer si vendi kryesor i furnizimit me drogë për këto organizata. Lëndët narkotike mbërrinin nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa transporti kryhej përmes korrierëve shqiptarë, përfshirë edhe gra dhe të mitur.

Autoritetet italiane dyshojnë se një nga mënyrat e përdorura për transportin e drogës ishte edhe përdorimi i autobusëve të linjës ndërkombëtare Itali–Shqipëri, ku korrierët lëviznin vazhdimisht mes dy vendeve.

 Nga 23 personat ndaj të cilëve u vendosën masa sigurie, 21 u dërguan në burg, ndërsa dy të tjerë u vendosën në arrest shtëpie.

Hetimi “Whisper” është zhvilluar si vijim i një dosjeje të mëparshme të quajtur “Ura”, e cila kishte zbuluar një linjë të trafikut të drogës mes Durrësit dhe rajonit të Puljas. Sipas autoriteteve italiane, emri i operacionit lidhet me mënyrën e kujdesshme të komunikimit të të dyshuarve, të cilët përdornin biseda të ulëta dhe të kontrolluara për të shmangur përgjimet.

Sipas Antimafias italiane, hetimi ka nxjerrë në pah rolin e rrjeteve shqiptare në furnizimin me drogë të organizatave kriminale që veprojnë në jug të Italisë.

 

Etiketa: itali drogeshqiptarë

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Para
Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim

Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com