GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dronët Bayraktar, ministri Mehaj: Prioriteti kryesor, blerja e armëve

15:58 - 16/07/23
në Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dronët Bayraktar, ministri Mehaj: Prioriteti kryesor, blerja e armëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se që nga dita kur ka marrë mandatin, prioritet ka pasur armatimin e FSK-së.

Ministri derisa ka folur për armatimin e FSK-së, ka thënë se dronët Bayraktar është lloji më i fundit i armatimit që kanë blerë.

“Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së. Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”, ka pohuar ai.

Anëtarësimi në NATO

Ministri ka shtuar më tej, se”Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor”.

“Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona, projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenjtë drejt zhvillimit të forcës tonë. FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes”, u shpreh ai.

Mehaj ka theksuar se “Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë”.

Cilësitë luftarake të dronit “Bayraktar”

Dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

Dronët Bayraktar TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

Kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Ky avion, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar. “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram.

Në modus autonom ai mund të ndizet pa drejtim të ndonjë koordinatori në tokë, mund të fluturojë drejt një objektivi të programuar, të bëjë zbulime, të kthehet mbrapsht dhe të ulet në tokë krejtësisht e pavarur. gijotina.com/

Etiketa: dronKosova

Lajme të lidhura

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha del nga selia dhe zbret në shesh
Aktualitet

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

17:33 - 24/01/26
Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Bulqizë/ Ambulanca përplaset me një automjet, pacienti dërgohet drejt Tiranës

17:17 - 24/01/26
Njeriu që u betua se do të luftonte krimin, Altin Dumani shfaqet duke ngritur dolli me të dënuar penalë
Aktualitet

Njeriu që u betua se do të luftonte krimin, Altin Dumani shfaqet duke ngritur dolli me të dënuar penalë

16:45 - 24/01/26
Para
U ekzekutua me 19 plumba, policia greke në kërkim të vrasësve të Okit

U ekzekutua me 19 plumba, policia greke në kërkim të vrasësve të Okit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha del nga selia dhe zbret në shesh
Aktualitet

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

17:33 - 24/01/26

Mijëra qytetarë po i bashkohen protestës që ka thirrur opozita sot pasdite para kryeministrisë. Grupe të organizuara kanë ardhur nga...

Lexo më shumë
Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësoren

Bulqizë/ Ambulanca përplaset me një automjet, pacienti dërgohet drejt Tiranës

17:17 - 24/01/26
Njeriu që u betua se do të luftonte krimin, Altin Dumani shfaqet duke ngritur dolli me të dënuar penalë

Njeriu që u betua se do të luftonte krimin, Altin Dumani shfaqet duke ngritur dolli me të dënuar penalë

16:45 - 24/01/26
Legalizimi i kanabisit 2 vite më parë në Gjermani, studimi: Janë shtuar psikozat tek të rinjtë

Legalizimi i kanabisit 2 vite më parë në Gjermani, studimi: Janë shtuar psikozat tek të rinjtë

16:24 - 24/01/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Diktaturat nuk hiqen me votë, por me përballje…

15:58 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com