GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtohet misteri/ Droni që u rrëzua në Zagreb, mbante eksploziv

13:59 - 13/04/22
në Botë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohet misteri/ Droni që u rrëzua në Zagreb, mbante eksploziv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kroaci, ashtu si edhe ekspertët ushtarakë dhe policorë paraqitën të mërkurën rezultatet e hetimeve në rastin e përplasjes së një droni të kohës sovjetike në pjesën jugore të Zagrebit, më 10 mars.

Sipas tyre, hetimet kanë treguar se droni bartte një mjet të improvizuar shpërthyes.

Gjithashtu, në ngjyrën e kuqe të yllit në krahun e dronit, ai që e ka lëshuar, ka vënë ngjyrat e flamurit të Ukrainës: të verdhë dhe të kaltër. Droni i ka nisur manovrat e uljes jo shumë larg Zagrebit, por ekspertët thanë se nuk kanë mundur të konfirmojnë se Zagrebi ka qenë objektivi.

Ekspertët supozuan se për ndonjë arsye, mund të ketë ndodhur ndonjë gabim gjatë uljes. Jurica Illiq, nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, tha se ky hetim është fokusuar në shkaqet e rrëzimit të dronit, ndërsa hetimi se kush e ka nisur atë dhe nga ka ardhur saktësisht, vazhdon.

Kreu i Sektorit të Policisë Ushtarake Kriminale, brigadieri Mario Poçinok, tha se NATO-ja nuk është informuar ende për rezultatet. Droni, gati gjashtë tonë i rëndë, i prodhuar në vitet 1980 në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, është rrëzuar më 10 mars, në orën 23:01.

Nga hetimet u konstatua se bëhet fjalë për një dron zbulues TU-141, i cili deri në rënien e tij në Kroaci, ka kaluar në hapësirat ajrore të dy vendeve anëtare të NATO-s: Rumanisë dhe Hungarisë.

Pas hyrjes në hapësirën ajrore të Kroacisë, droni ka fluturuar shtatë minuta, me një shpejtësi prej 700 kilometrash në orë dhe në lartësi prej 1,300 metrash, përpara se të rrëzohej.

Droni ka rënë në një pyll dhe është përplasur thellë në tokë, kështu që nuk ka pasur dëme serioze. Të nesërmen e incidentit, autoritetet ukrainase dhe ruse kanë mohuar se droni i rrëzuar në Zagreb, është lëshuar nga zonat nën kontrollin e tyre.

Burimet qeveritare dhe ushtarake në Kroaci kanë pohuar qysh në ditët e para, pas rrëzimit të dronit, se ai ka pasur bombë, ndërsa ekspertë të pavarur kanë thënë se bëhet fjalë për një model të zbulimit, i destinuar për fotografim ajror.

Sipas këtyre të fundit, mbetjet e eksplozivit, që janë gjetur në mbetjet e dronit, mund të vijnë nga në ngarkesë shpërthyese, e cila është vendosur me qëllim të shkatërrimit të të gjitha të dhënave të mbledhura, në rast të rënies së pakontrolluar të dronit – siç ka ndodhur në Zagreb.

Në këtë frymë ka qenë edhe një deklaratë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më 15 mars, i cili ka thënë se “indikacionet që kemi tani për rrëzimin e dronit në Kroaci, na tregojnë se nuk ka pasur sulm”. Sipas informacioneve paraprake nga hetimi, ka thënë Stoltenberg, droni nuk ka qenë i armatosur. /Rel

Etiketa: dronNATOZagreb

Lajme të lidhura

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)
Uncategorized

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Para
Vijojnë përplasjet në PD, Pampuri i kundërpërgjigjet Nokës

Vijojnë përplasjet në PD, Pampuri i kundërpërgjigjet Nokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26

Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika...

Lexo më shumë
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com