GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Dua Lipa nderohet nga Këshilli Atlantik, nis fjalimin në gjuhën shqipe

16:32 - 11/11/21
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Dua Lipa nderohet nga Këshilli Atlantik, nis fjalimin në gjuhën shqipe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmjen e djeshme prezente në Këshillin Atlantik, e shoqëruar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”.

Këngëtarja e “Levitating”, teksa po përshëndeste të pranishmit, ka mbajtur një fjalim, ku fjalët e para i ka thënë në gjuhën shqipe.

“Siç themi në shqip, Mirëmbrëma!”- tha Dua Lipa.

Më pas, ylli shqiptar nuk ka harruar të përmend vendin e saj, Kosovën, duke u shprehur me krenari të madhe për kulturën, të rinjtë e po ashtu edhe për liberalizimin e vizave.

Gjatë fjalimit të saj, ajo thotë se pavarësisht se Kosova është shteti më i ri në Evropë, ai prapë do të lulëzojë emicionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.

“Unë qëndroj përpara jush si një fëmijë i Kosovës, e lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam sot si mysafire e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush e keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë ajo. Kosova është shteti më i ri në Evropë. Kemi vetëm 13 vite në rrugëtimin e tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”- tha 26-vjeçarja.

"Wouldn’t it be fitting if Kosovo could take its place within that peaceful union, thrive economically alongside our neighbors, and heal the hurt of conflict? With that vision in mind, I accept this award with gratitude for all the young people of Kosovo." – @DUALIPA #ACawards pic.twitter.com/TCyT1B9Vzp

— Atlantic Council (@AtlanticCouncil) November 11, 2021

Në Këshillin Atlantik, Dua Lipa u takua edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”- ka qenë pyetja me të cilën i është drejtuar kryetares së KE-së.

Rikujtojmë se Dua Lipa ka qenë me datë 9 në premierën e filmit “Zgjoi” në Washington D.C. Artistja 26-vjeçare ka mbetur e mahnitur nga ky film, i cili shtjellon historinë e trishtë të grave të Krushës. / O.B / Gijotina.com

Etiketa: Dua Lipa

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Jul Deda ironizon Bardhin: Po të respektohej statuti ti s’do të merrje kokërr vote

Jul Deda ironizon Bardhin: Po të respektohej statuti ti s’do të merrje kokërr vote

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com