GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dua t’ia përplas në surrat Ramës”, Boçi për vdekjen e të riut: Si baba do ulërij për drejtësi

15:55 - 23/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dua t’ia përplas në surrat Ramës”, Boçi për vdekjen e të riut: Si baba do ulërij për drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar i revoltuar në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti. Sipas tij, nuk e ndalon askush si baba që foton e 32-vjeçarit nga spitali ta bëjë gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi.
Boçi shtoi se dëshiron që t’ia përplasë në fytyrë kryeministrit Edi Rama pashpirtësinë e ligësinë që ka instaluar për jetën në vend.

Postimi i plotë:
TË “VRASIM” VRASJEN
Akoma nuk jam i bindur për drejtësinë e nxjerrjes së kësaj foto-je të tmerrshme me Lear-in të shtrirë, duke pritur nga Zoti paqen e amëshuar për jetën që ia mori SHTETI i RAMËS.
Si politikan më shigjetoni me çfarë nuk ju pëlqen (për foton)!
Është e drejta juaj.
Por si baba, ama askush nuk më ndalon ta bëj këtë foto gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi!
Sepse si politikan duhet të mbaj grushtat të mbledhur fort, për t’i mos lëshuar mbi fajltorin, gulçin ta gëlltis në stomak si të ishte shije ekzotike e zemërimin ta kyc në shpirt.
Por si baba me forcën e revoltës mos më thoni asnjë fjalë!
Sepse si i tillë dua të shemb nga hidhërimi e zemërimi pengesa, male, ndërtesa e midis tyre atë “Pallatin” e rremë të drejtësisë të shndërruar në holl, ku nga halli i pushtetit DREJTËSIA ekzekutohet çdo ditë.
Dua ta gjunjëzoj shtetin vrasës, deri sa nga fryma t’i dalë vetëm një herë një tingull i vetëm ndjese.
Dua t’ia përplas në surrat kryeministrit pashpirtësinë, ligësinë, urrejtjen që ka instaluar për JETËN në këtë vend të shndërruar në hapësirë boshe, ku ka vetëm ndërtesa të larta dhe aspak, lartësi gëzimi, entuziazmi, lartësi përulje ndaj njeriut, lartësim vlerash dhe virtytesh.
Dua ta vras heshtjen, apatinë, mpirjen, mospërfilljen e shoqërisë për të lindur aty revoltën e NJERIUT për jetën.
Për jetën si jetesë, jo për jetën si vdekje e ngadaltë që pret të përmbushë ditët e saj të hirta.
Dua ta vras politikën pa ndjesi, pa përgjegjësi, politikën me ylber, por pa njeriun brenda që bën talljen publike të jetës e familjes në marshet funebre të mitingjeve kryeministrore.
Por kjo nuk bëhet as me shkrime të veçuara e as me thirrje te veçuara, por duke u bërë bashkë kundër së keqes.
E bashkë të vrasim së pari frikën, pastaj shpërfilljen që të mund të vrasim më në fund vrasjen, vrasjen shtetërore!
Që ajo mos të mund të vrasë JETËN, qytetarin, fëmijët e të rinjtë tanë.
Para kësaj foto ose mbyllni sytë dhe imagjinoni që nuk do ndodhë më, ose hapini mirë sytë e hajdeni t’i japin fund vrasjes duke e vrarë politikisht atë!

Etiketa: Edi RamaLuciano BociPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
“E duan votuesit”/ Miqtë e afërt ‘tradhëtojnë’ Johnsonin, mbështesin Rishi Sunak

“E duan votuesit”/ Miqtë e afërt ‘tradhëtojnë’ Johnsonin, mbështesin Rishi Sunak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

Një vendim i papritur nga autoritetet e futbollit afrikan ka ndryshuar përfundimisht fatin e finales së Kupës së Kombeve të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Mars 2026

07:40 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com