GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Duam ta bëjmë sistemin efikas”, Ulsi Manja: Të merren masat që qytetarëve t’u ofrohet drejtësia që presin

10:03 - 02/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duam ta bëjmë sistemin efikas”, Ulsi Manja: Të merren masat që qytetarëve t’u ofrohet drejtësia që presin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka mbajtur gjithashtu fjalën e tij gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit.

Manja i ka kërkuar kryetares së KLGJ, Naureda Llagamit që të merren masat dhe që qytetarëve t’i ofrohet drejtësia që presin.

“Ju keni menaxhuar një sistem drejtësie, i cili po rithemelohet nga e para. Duhet ditur çfarë shqetësimesh ka sistemi, edhe përpjekjet tuaja për ta menaxhuar mirë sistemin, për të mos shkuar në kolaps. Qytetarët nuk i dinë. Sepse ndoshta keni zgjedhur për të punuar në heshtje. Ju keni përgjegjësinë si drejtuese e një organi të rëndësishëm t’ia bëni të qartë publikut, drejtësia dhe Reforma në Drejtësi kanë anën e vet, qeveria është vetëm mbështetëse, në aspektin financiar, buxhetimit. Kjo s’do të thotë që ju si KLGJ nuk i afroheni llogaridhënies, sepse ju e bëni atë, por nuk ka kontroll në veprimet e tuaja.

Atje ku më në fund, keni marrë një godinë dinjitoze, së bashku me shkollën e magjistraturës por bëhuni konkret, thuajeni problemet tuaja. Është reformë e tretë, kryereforma jonë. Ka probleme, padiskutim, për shkak të procesit të VETTING-ut, por kjo s’do të thotë që s’ka rrugëzgjidhje. Qytetarët marrin shumë shërbime, te drejtësia marrin një shërbimet ë veçantë. Qytetari merr shërbime dhe në dogana, shërbime, bashki, gjithkund, por aksesi në drejtësi lidhet me shërbimet që i ofrohen qytetarëve. Shqipëria sot ka ndryshuar, tërësisht.

Ka një infrastrukturë tjetër urbane, edhe në drejtim të kushteve të punës që ofrohen në drejtësi. Në ndihmë na vjen roli juaj, që ta bindni ekzekutivin. Kjo e rrit cilësinë e shërbimit. Nuk e kuptoj pse kufizohet aksesi në drejtësi, zvogëlimi i gjykatave. VETTING-u është i përkohshëm, ju duhet ta mbani në shina sistemin për t’u mos u kthyer në pikën ku ishim. Më pas, nuk dua të hy te merita e zgjidhjes së çështjeve, sepse kjo i përket gjykatave dhe në këtë pjesë gjyqtarët janë të pavarur. Ne e kemi dhënë mbështetjen tonë, do të vijojmë ta japim, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe buxhetor. Duam ta bëjmë sistemin efikas dhe efiçent, ça na takon, ne e kemi bërë. Ne do t’ua hapim rrugët. Këtu duhet bashkëpunim me vullnetin e mirë dhe ta çojmë deri në fund sistemin e drejtësisë dhe qytetarët të marrin drejtësinë që presin. Duhet t’i bëjmë një skaner KLGJ. Shkollën e magjistraturës duhet ta bëjmë të pastër. Ngrijeni zërin dhe dilni për zot drejtësisë”, tha Manja.

Etiketa: drejtesiKomisioni i LigjeveNaureda LllagamiUlsi Manja

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Banka Botërore: Sektorët po i plotësojnë nevojat për punonjës në rrugë informale

Banka Botërore: Sektorët po i plotësojnë nevojat për punonjës në rrugë informale

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com