GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas

19:16 - 02/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Dubai ka rrëzuar këtë të martë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë. Gijotina.com mëson se bëhet fjalë për Florenc Çapjan , ndërsa Apeli në Dubai e ka rrëzuar kërkesën  për mungesë provash dhe për mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Bëhet me dije se autoritetet shqiptare paraqitën një kërkesë në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e lehtësimit të vrasjes, mbajtjes së armëve pa leje dhe si pjesëtar i një grupi kriminal të strukturuar. Awatif Mohammed, avokatja e Florenc Çapjas, tha se kërkesa u refuzua sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kanë bashkëpunim me njëri-tjetrin për ekstradimin dhe se i akuzuari nuk ishte në Shqipëri kur u krye krimi.

Sipas medias së huaj hetuesit në Shqipëri kanë njoftuar autoritete në Dubait se Çapja, 40 vjeç, punësoi dy vrasës në vitin 2012 dhe u pagoi atyre një shumë prej 50,000 € (56,447 dollarë) për të vrarë dy persona, babë e bir, raporton Gijotina.com. Oficerët në Dubai arrestuan Florenc Çapjan, dhe çështja u ngrit për herë të parë vitin e kaluar. Ai u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj 2021, teksa mohoi të gjitha akuzat. Ka qenë gruaja e tij ajo që pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) në gjykatë dhe ai u lirua me kusht gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi. Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj se si arriti të siguronte bashkëshortja e Florenc Çapjas, 55 mijë dollarë.

 “Klienti im u ndalua për gati 60 ditë.Të dhënat vërtetuan se ai ishte në Maqedoni kur krimi u krye në Shqipëri”, tha avokatja. Media e huaj raporton se burri i tha gjykatës se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte aso kohe në zgjedhjet elektorale në Shqipëri.

“Një nga anëtarët e familjes së tij kandidoi për zgjedhjet në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim me akuzën e vrasjes që nuk e ka kryer në kohën e zgjedhjeve është një përpjekje për të prishur reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik-“tha zonja Mohammed. Çapja i tha gjykatës në Dubai se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte në zgjedhjet në Shqipëri.

Etiketa: ekstradimiFlorenc ÇapjanKryesore1

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Vrau tifozin 19-vjeçar me thikë, del videoja e shqiptarit duke u larguar nga vendi i ngjarjes

Vrau tifozin 19-vjeçar me thikë, del videoja e shqiptarit duke u larguar nga vendi i ngjarjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com