GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dueli me Escalades, Martini: Jemi favoritë, kemi nevojë për tifozët tanë

10:16 - 21/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dueli me Escalades, Martini: Jemi favoritë, kemi nevojë për tifozët tanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta zhvillon nesër ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League (19:00). Në “Niko Dovana” zbarkon Inter Escalades, skuadra kampione e Andorrës. Kundërshtar i kalueshëm, por asgjë nuk është e lehtë në futboll.

Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Edi Martini foli për mediet rreth këtij dueli, formës së Teutës dhe objektivit kualifikim, tek i cili beson shumë tekniku shkodran.

SITUATA – “Situata është mjaft e mirë. Ndeshja e parë me Tiraspolin këtu, na vuri në dukje disa probleme që u munduam t’i riparojmë, në ndeshjen e dytë dhe gjatë javës këtu. Gjendja është e mirë, përveç Lorenzo Vilës që ka dëmtim, pjesa tjetër është ok dhe jemi në gjendje optimale”.

RIVALI – “E njohim, falë atyre dy ndeshjeve që kanë bërë në Shqipëri. I kemi parë. Duhet të bëjmë atë që dimë më mirë të bëjmë, të mos merremi shumë më mënyrën e lojës së kundërshtarit, por të bëjmë mirë lojën tonë: mënyrën e daljes në sulm apo përqendrimit maksimal që duhet të kemi në fushën e lojës. Shpresoj t’ia dalim”.

FORMACIONI – “Pothuajse 90% është i fiksuar formacioni, por mund të ketë ndonjë ndryshim deri nesër. Vila na ka nxjerrë disa probleme me mungesën e tij. Megjithatë, edhe lojtarët e tjerë do mundohen të bëjnë më të mirën, edhe ata që mund të futen si zëvendësues. Shpresojmë ta rregullojmë, që të mos ndihet mungesa e tij”.

KUALIFIKIMI – “Në letër kemi shanse shumë për t’u kualifikuar, por letra nuk është gjithçka. Pavarësisht cilësive tona dhe të kundërshtarit, duhet të jemi 100% të mobilizuar në fushë. Është një ndeshje e fortë, e luftuar, të gjithë dinë të mbrojnë dhe të kundërsulmojnë mirë. Shanset janë më tepër për ne, por shpirti i garës bën diferencën.

Do doja të mbyllnim llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë, por janë dy ndeshje për t’u luajtur. Të bëjmë sa më mirë ndeshjen e parë, por nuk duhet të mendojmë që mund t’ia dalim që në ndeshjen e parë, pasi janë dy ndeshje të vështirë”.

TIFOZËT – “Ne kemi treguar gjatë gjithë vitit profesionalizëm, pavarësisht së nuk kemi pasur mbështetje për shkak të Covid-it. Shpresoj që tifozët të jenë sa më të shumtë nesër, pasi realisht kemi nevojë për mbështetjen e tyre, dhe ishalla ua shpërblejmë”.

Etiketa: Teuta

Lajme të lidhura

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin
Breaking Views

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën
Sport

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Para
Yuri Kim nga pika kufitare e Kakavijës: Tregohuni të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë krimit, SHBA krah jush

Yuri Kim nga pika kufitare e Kakavijës: Tregohuni të zgjuar dhe të pamëshirshëm përballë krimit, SHBA krah jush

TË FUNDIT

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës
Aktualitet

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

20:48 - 13/04/26

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani. Në momentin...

Lexo më shumë
Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com