GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dueli për Europën, Plori: Arbitrat na kanë penalizuar, duhet të jemi cinika përpara portës

15:51 - 08/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elvis Plori: Përballemi me emër të madh, por jemi Vllaznia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia do të presë Kukësin në “Loro Boriçi” ditën e nesërme, një takim shumë i vështirë për të dyja skuadrat që nis prej orës 19:45.

Një duel direkt për Europën mes verilindorëve dhe shkodranëve, teksa në konferencën për mediat foli edhe trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori që analizojë këtë ndeshje, ndërsa u ankuan edhe për gjyqtarët duke thënë se kanë ndikuar në rezultatet e Vllaznisë.

Sfidë vendimtare? “Duke parë situatën dhe mundësinë ne dhe Kukësi, mendoj se do të jetë një sfidë interesante pasi pretendojmë Europën. Duke parë ngjeshjen e skuadrave për Europë është shumë interesante e do të jetë një ndeshje e bukur për të gjithë, por shpresojmë që të fitojmë. Duhet të fitojmë nesër, e kemi vlerësuar Kukësin, por kemi mundësi edhe ne. Duhet të jemi me këmbë në tokë, por duhet të shtojmë entuziazmin për të shënuar. Është vendimtare si ndeshje sepse është një ndeshje direkte”.

Barazimet? “Kemi gabuar shumë para porte pasi kishim raste para porte. Dinamo ka bërë keq në ndeshjet e futbollit, por ka dhuruar dhe ka luajtur futboll. Ndaj nesh luajtën futboll, por gabuam ne dhe mund të ishim më mirë në renditje. Po vuajmë për të shënuar gol. Ishim entuziast, por nuk patam as fat. Po të jepej ajo penalltia, gjithçka mund të ndryshonte”.

Vendi i 3-të? “Duhet të mendojmë për atë vend që të dërgon në Europë. Nëse vëmë re Kukësi, Partizani dhe ne kemi gabuar. Ekipet janë njësoj dhe presioni për Europën të bënë të gabosh. Duhet të ruajmë qetësinë për të marrë më të mirën e lojtarëve”.

Ndryshimet? “Orari i ndeshjes është një bonus për ndeshjet, por edhe stadiumi. Duhet të kërkojmë lojë sulmuese e të jemi agreziv para portës. Në shumë raste e kemi tepruar me altruizimin, por duhet të jemi cinikë para porte. Duhet të guxojmë më tepër, por duhet të jemi edhe të kujdesshëm. Nëse arrijmë Europën nga kampionati do të jemi të qetë në finalen e Kupës. Për këtë jam munduar që t’i mbaj lojtarët të qetë e që të mendojnë për kampionatin”.

Mungesat? “Gjurgjevic u dëmtua në stërvitjen e kaluar para Dinamos dhe nuk do të jetë as këtë javë. Latifi ka patur një dëmtim të rëndë ndaj Skënderbeut, por pas ndeshjes ka ndjerë dhimbje. Dje u mundua të jetë aktiv, por ishte e pamundur. Do provojmë edhe sot e shpresoj ta kemi të paktën në stol”.

Arbitrat? “Të them të drejtën janë bërë shumë. Ne analizojmë çdo ndeshje dhe pavarësisht gabimeve tona, janë edhe gabimet e arbitrave që kanë ndikuar në rezultat, jo vetëm tani, por edhe më përpara. Për Dinamon ishte ndeshja e fundit që shpresonte të qendronte në Superligë dhe një Vllazni që lufton për Europën, e gjyqtari nuk merr mundimin ta shikojë në VAR. Është një problem pasi edhe ndeshja me

Skënderbeun shkoi kështu, edhe ndaj Teutës po kështu edhe me Kastriotin. Duhet të jemi të drejtë pasi jemi penalizuar dhe po ndikojnë në rezultat. Nuk mund të them që janë orientim nga lartë, mund të jenë edhe gabime nuk mund të them asgjë, por ato raste ndikojnë pasi diferencat janë të vogla te skuadrat tona”, u shpreh Plori.

Etiketa: elvis ploriVllaznia

Lajme të lidhura

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar
Sport

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

13:25 - 26/02/26
Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Para
VIDEO/  Rashani dhe Zeneli bëjnë “xing” në Ligue 1, tundin rrjetat e skuadrave kundërshtare

VIDEO/  Rashani dhe Zeneli bëjnë “xing” në Ligue 1, tundin rrjetat e skuadrave kundërshtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com