GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“AlbControl”, tender 160 mijë euro për t’iu mësuar anglishten punonjësve

16:06 - 13/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“AlbControl”, tender 160 mijë euro për t’iu mësuar anglishten punonjësve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Albcontrol”, shoqëria shtetërore që menaxhon hapësirën ajrore shqiptare qarkullon miliona euro në tendera për punonjësit dhe drejtuesit ekzekutiv të saj. Përveçse punonjësit paguhen me paga të larta, në tenderat që “Albcontrol” merr, përfshihen dhe benefite të tjera. Paga për orë shtesë, palestër, qindra mijë euro për pastrimin e ambienteve si dhe pushime me paratë e firmës shtetërore. Së fundmi, në një shkresë të siguruar nga Gijotina.com, zbulohet sesi shoqëria që menaxhon hapësirën ajrore ka marrë një tender edhe për kurse anglishteje. Ndërkohë që një nga kriteret e punësimit të kontrollorëve duhet të jetë gjuha angleze, “AlbControl” me këtë tender zbulon punësimet  me ndërhyrje dhe pa merita në institucionin që menaxhon shoqërinë ajrore shqiptare.

Sipas dokumenteve që disponon Gijotina.com, “Albcontrol” ka hapur tenderin me procedurën e hapur, ndërmjet kufirit të ulët dhe të lartë monetar. Bëhet fjalë për procedurën me REF-32381-06-09-2022 dhe me objekt “trajnim /testim anglisht ATSEP /AIS”. Fondi limit i këtij tenderi është 16,666,666 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 160 mijë euro.


Një shumë e konsiderueshme, pasi nisur edhe nga objekti bëhet fjalë për trajnim apo për t’u mësuar anglishten këtyre punonjësve. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 9 muaj. Tenderi do të bëhet në datën 27 qershor 2022, ndërsa do të implementohet në muajt në vijim.
Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga Gijotina.com, thuhet se “ALBCONTROL SH.A. kërkon kryerjen e kursit të gjuhës angleze të aviacionit për personelin ATSEP (Inxhiniero-teknik) në përputhje me standartet e vendosura nga ICAO dhe kërkesat lokale të përputhshmërisë”.
Sipas saj, gjithashtu ALBCONTROL SH.A. kërkon kryerjen e kursit të gjuhës angleze të aviacionit për personelin Specialist të AIS-it në përputhje me standartet e vendosura nga ICAO. “Pjesëmarrësit në këtë kurs janë personel i ALBCONTROL SH.A. (ATSEP dhe specialistë të AIS-it). Numri i pjesëmarrësve ATSEP: 25 (njёzet e pesë) ATSEP. Numri i pjesëmarrësve specialist të AIS: 19 (nëntё-mbё-dhjetё) specialistë”, thuhet në këto dokumente.
Sipas dokumenteve, kursi do të jetë 5 (pesë) ditë pune dhe test, e njëjtë për të gjithë kandidatët. “Kursi do të zhvillohet nё 2 grupe, me nga 12 dhe 13 ATSEP për grup, kurse Specialistët e AIS nё 2 grupe me nga 6 në grup dhe një grup me 7. Periudha e përshtatshme për zhvillimin e kursit është qershor – shtator 2022. Orari i përshtatshëm për zhvillimin e kursit është 09:00 AM – 17:00 PM“, thuhet në këto dokumente.

Etiketa: albcontrolanglishtejekryesore2kursSkandaltender

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Shuhet në moshën 71-vjeçare mjeshtri dhe operatori i njohur shqiptar

Shuhet në moshën 71-vjeçare mjeshtri dhe operatori i njohur shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com