GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka investon në Lushnje, 3 fusha të reja dhe rikonstruksion i Roza Haxhiut

09:56 - 11/02/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka investon në Lushnje, 3 fusha të reja dhe rikonstruksion i Roza Haxhiut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që së fundmi ka marrë përsipër të ndërhyjë në disa stadiume të vendit.

Përmirësimi i infrastrukturës do të sillte pa dyshim një futboll më të mirë, si edhe më shumë fëmijë në këtë lojë kaq popullore, për të cilët dy ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori vendimin historik për t’i siguruar të gjithë futbollistëve nga mosha U-7 deri në moshën U-19 bazën materiale për stërvitje dhe ndeshje, falas për çdo sezon futbollistik, që llogaritet në një kosto rreth 1 milionë euro në vit.

Në kuadër të një vizite inspektuese në këtë investim, që pritet të ndryshojë tërësisht infrastrukturën futbollistike në qytetin e Lushnjes, kreu i futbollit shqiptar falenderoi kryetaren e Bashkisë Lushnje, znj. Eriselda Sefa, për gatishmërinë për të investuar në infrastrukturën futbollistike, duke ftuar njëkohësisht të gjitha njësitë vendore dhe të interesuarit për të bashkëpunuar me FSHF-në për të bërë të mundur ndryshimin e infrastrukturës në Shqipëri.

“Në fakt, jam vërtetë i kënaqur që jam sot këtu, në fillimin apo në kurorëzimin e një marrëveshje të bërë me Bashkinë e Lushnjes një muaj më parë dhe në fillimin e punimeve. Kemi filluar me rikonstruksionin e fushës para stadiumit, në bashkëpunim me kryetaren, që dëshiroj ta falenderoj për gatishmërinë dhe kontributin, jo vetëm për vullnetin, por edhe për financimin e përbashkët për rikonstruksionin apo rindërtimin e të gjithë infrastrukturës së futbollit në Lushnje. Kjo marrëveshje konsiston në ndërtimin e fushës ku jemi, të një fushe tjetër me bar natyral, në anësoren e stadiumit dhe të një tjetër fushe me bar artificial nga ana tjetër e stadiumit, por gjithashtu edhe në rigjenerimin e fushës së stadiumit “Roza Haxhiu”. Unë mendoj që me këtë investim, qyteti i Lushnjes do të ketë një të ardhme shumë më të mirë për futbollin, kryesisht për fëmijët, që ne dëshirojmë t’i afrojmë në futboll. Edhe njëherë, falënderoj kryetaren dhe t’i shprehja gatishmërinë përmes kryetares çdo lloj një njësie vendore në Shqipëri apo çdo të interesuari që do të bashkëpunojë me ne për të ndryshuar infrastrukturën sportive në dobi të fëmijëve, në dobi të futbollit dhe të ardhmes së tij”, – u shpreh Presidenti Duka.

 

Etiketa: 3 fusha të rejaAgron DukaLushnjë

Lajme të lidhura

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës
Breaking Views

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City
Breaking Views

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi
Breaking Views

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26
Para
E vizitoi brenda në BBV, këshilla që Agron Llakaj i dha Donaldit

E vizitoi brenda në BBV, këshilla që Agron Llakaj i dha Donaldit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com