GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Duka jep lajmin e mirë: Lushnja së shpejti me një kompleks fantastik futbolli

18:46 - 11/02/22
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka jep lajmin e mirë: Lushnja së shpejti me një kompleks fantastik futbolli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ndër prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit është përmirësimi i infrastrukturës, ku Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka marrë disa vendime të rëndësishme përgjatë vitit 2021 për zhvillimin e saj në disa stadiume e fusha stërvitore të vendit.

Ky investim konsiston në rikonstruksionin e fushës së këtij stadiumi përmes sistemimit të bazamentit dhe më pas mbjelljen me bar natyral, si dhe në investimin e tre fushave të tjera të reja, që do të jenë me bar natyral dhe artificial, ku njëra do të shërbejë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir, e dyta për stërvitjen e fëmijëve deri në moshën U-13, ndërsa do të bëhet edhe rikonstruksioni nga e para e aneksit stërvitor, që do të shërbejë për të gjitha ekipet dhe aktivitetet sportive të shkollave.

Në kuadër të një vizite inspektuese në këtë investim, që pritet të ndryshojë tërësisht infrastrukturën futbollistike në qytetin e Lushnjës, kreu i futbollit shqiptar falënderoi kryetaren e Bashkisë Lushnje, znj. Eriselda Sefa, për gatishmërinë për të investuar në infrastrukturën futbollistike, duke ftuar njëkohësisht të gjitha njësitë vendore dhe të interesuarit për të bashkëpunuar me FSHF-në për të bërë të mundur ndryshimin e infrastrukturës në Shqipëri.

Ndërkaq, kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, znj. Eriselda Sefa falënderoi Presidentin e FSHF-së për mbështetjen për të investuar në infrastrukturën futbollistike në qytetin e Lushnjës, duke iu përgjigjur kërkesës së saj për ndërhyrje. “Gjej rastin të falënderoj presidentin Duka, i cili iu përgjigj kërkesës sime të disa muajve më parë, që t’i bëjmë një ëndërr realitet qytetarëve të Lushnjës, atë të rikualifikimit të të gjithë terreneve sportive, por edhe të tapetit të barit të stadiumit. Duke qenë se për 30 vite në këto terrene nuk ishte vënë dorë në asnjë investim, falë kësaj mbështetje, qytetarët e Lushnjës do të kenë terrene sportive më të mira, por edhe ambiente më të rehatshme për të luajtur fëmijët e tyre, por edhe për t’u stërvitur ekipi i tyre i zemrës, Lushnja” – tha në fjalën e saj znj.Sefa.

Etiketa: dukafshfFutbollLushnjë

Lajme të lidhura

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës
Breaking Views

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City
Breaking Views

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi
Breaking Views

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26
Para
KQZ regjistron si kandidatë disa prej të propozuarve të PD, Berishës dhe PS, ja emrat

KQZ regjistron si kandidatë disa prej të propozuarve të PD, Berishës dhe PS, ja emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com