GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka para ndeshjes ndaj Çekisë: Marrim rezultat pozitiv

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka para ndeshjes ndaj Çekisë: Marrim rezultat pozitiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka një provë force përpara, teksa do të sfidojë Çekinë në orën 20:45, në sfidën kualifikuese të Euro 2024.  Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për Supersport  tha se kuqezinjtë meritojnë kualifikimin në Europian, pasi kanë një skuadër të mirë. Ndër të tjera, Duka u shpreh optimist për një rezultat pozitiv.

“Padyshim që është shumë e rëndësishme, por të gjithë ndeshjet eliminatore janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare. Nuk ke mundësi të bësh shumë hapa fals. Ai që bën më pak hapa fals, ai kualifikohet.

Kështu që, në këtë këndvështrim, kemi kaluar tri ndeshje të rëndësishme. Kemi fituar dy dhe kemi humbur një. Kemi akoma pesë të tjera po të të njëjtit nivel. Jemi sot në Çeki, kundër kokës së grupit, kryesuesve të grupit. Kundër një skuadre të mirë.

Ndeshja merr peshë më të madhe dhe të jep, pse jo, edhe emocion për futbollistët. Unë besoj se duke qenë vërtetë profesionistë dhe duke pretenduar se kemi një ekip të mirë, lojtarët do të jenë të aftë ta tejkalojnë këtë mbipeshë të kërkesës për rezultat.

Skuadra? Unë jam i bindur se kemi një skuadër të mirë. E meritojmë të shkojmë në Europian. Kemi bërë gjithçka mirë, por, mbi të gjitha, atmosfera është pozitive edhe rreth ekipit. Çunat duhet ta shfrytëzojnë këtë. Përveç kualitetit që kanë dhe harmonisë shumë të mirë të grupit.

As sot dhe as më parë nuk kemi superstarë, por mendoj se kemi një skuadër që meriton të jetë pjesë e Euro 2024. E ndihmuar shumë nga gjithë ambienti, nga tifozeria. Edhe nesër në stadium në Pragë, do të kemi mbi 4 mijë shqiptarë që do të mbështetin skuadrën. Ata do e ndihmojnë skuadrën për të arritur atë që të gjithë dëshirojmë.

Futbolli nuk është llogari, as shkencë ekzakte. Duhet të shkosh në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin. Që janë 3 pikët. Pastaj përveç impenjimit, kualitetit dhe gjendjes së kundërshtarit, duhet të të ndihmojë edhe pak fati për të arritur objektivin.

Ndeshja ka një peshë specifike të veçantë, ka ngarkesë psikologjike për ekipin. Unë uroj që me nivelin e tyre profesional, lojtarët të largojnë emocionet, mbingarkesat apo mbishpeshën për të arritur rezultatin pozitiv. Dhe të japin atë që kanë.

Nëse do arrijnë të shprehin atë nivel që kanë, unë besoj shumë në një rezultat pozitiv. Padyshim që, e përsëris, kundërshtari është i fortë. Është kryesuesi i grupit, kanë fituar këtu kundër Polonisë me rezultat të thellë. Do të jetë një ndeshje e luftuar.

Sylvinho? Edhe Sylvinho duhet ta shfrytëzojë. Padyshim që ka bërë një punë të mirë, ka meritën kryesorë të krijimit të një atmosfere pozitive në skuadër dhe rreth saj. Duhet ta shfrytëzojë këtë moment të mirë për ta çuar Shqipërinë në Euro 2024. Është një specialist i mirë, jo më kot e kemi emëruar në krye të gjësë më të dashur të shqiptarëve. I uroj fat atij dhe neve”, përfundoi ai.

Etiketa: Armand DukaKryesore1

Lajme të lidhura

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës
Sport

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror
Sport

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Para
Legjenda merengue pranë stolit të Villarreal

Legjenda merengue pranë stolit të Villarreal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26

Mikrokreditë po kthehen gjithnjë e më shumë në një shqetësim për qytetarët shqiptarë. Këtë herë në fokus është “Iute Credit”,...

Lexo më shumë
Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

Harta e re, kryebashkiakja socialiste kundër shkrirjes: “Do të ketë protesta”

19:40 - 02/08/26
Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com