GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dukagjinasit kërkojnë rrugën, Bashkia ia hedh fajin qeveriasë

16:19 - 12/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dukagjinasit kërkojnë rrugën, Bashkia ia hedh fajin qeveriasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas protestës së banorëve të Dukagjinit për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë ka patur dhe një deklaratë publike nga Bashkia Shkodër.

Sipas saj Bashkia ka bërë disa kërkesa për rikontruksionin e kësaj rruge, por janë refuzuar, bllokuar nga qeveria dhe instancat e saj në pushtetin vendor Shkodër.

Reagimi i Bashkisë

Në reagimin e bashkisë, thuhet:

“Duke përshëndetur dhe mbështetur fuqimisht protestën e dytë të zhvilluar për rrugën e Dukagjinit, Bashkia Shkodër gjen rastin të sqarojë opinionin publik dhe t’i përgjigjet kërkesës së komunitetit dukagjinas, duke bërë publike shkresat që disponojmë në lidhje me investimin në këtë aks të rëndësishëm rrugor, si dhe mirëmbajtjen e tij.

Në 28.08.2020 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 12121, Autoritetit Rrugor Shqiptar duke i kërkuar financim të aksit rrugor Shkodër – Dukagjin – Theth.

Në 13.08.2021 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 13795, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për financim të projekteve strategjike në Bashkinë Shkodër. Mes 8 projekteve të listuara është “Rikonstruksioni i aksit Shkodër – Dukagjin – Theth, me vlerë 2.847.368 mijë lekë.

Në 07.02.2023 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 1887, Ministrisë së Mbrojtjes pas thirrjes që kjo e fundit ka bërë ndaj njësive vendore për projekt propozimet në kuadër të programit “Fondi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore”. Në këtë shkresë pika e parë që kërkohet nga Bashkia Shkodër për t’u zbatuar si projekt është:

Reagimi i Bashkisë

Ndërtim strukturash për kalimin e përrenjve në segmentin Prekal – Kir – Mali i Shoshit – Breglumi – Ndërlysaj” me vlerë 22.331.983 lekë me TVSH.
Për mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, nga ana e Bashkisë Shkodër miratohet një fond i veçantë në buxhetin vjetor. Përmes këtij fondi Bashkia Shkodër vit pas viti planifikon dhe zbaton mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, e cila për shkak të terrenit, mungesës së veprave të artit dhe kushteve atmosferike që ka zona, paraqet specifika të veçanta. Për këtë arsye kemi kërkuar dhe janë miratuar në këshillin bashkiak 3 vendime për shtesa fondesh për mirëmbajtjen e kësaj rruge, ku dy prej tyre janë bllokuar duke mos marrë shprehje ligjshmërie nga institucionit i Prefektit Qarku Shkodër.

Vendimet në fjalë janë:
Vendimi nr.46 i datës 27.09.2022
Vendimi nr.50 i datës 27.09.2022
Vendimi nr.55 i datës 07.11.2022

Bashkëngjitur këtyre dokumentave që po bëjmë publike për transparencë të opinionit publik, Bashkia Shkodër shpreh keqardhjen që ndodhin të tilla refuzime, bllokime dhe mungesë investimesh nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e saj edhe në pushtetin vendor të Shkodrës.

Ashtu si ne rastin e anullimit te financimit te rruges se Dukagjinit ne vitin 2013 nga ana e FSHZH-se me drejtor z. Beci, edhe pse projekti dhe fondi ishin gati nga qeverisja e PD-së, fondet ju hoqën rruges se Dukagjinit dhe i kaluan bashkive të tjera në jug.

Etiketa: Bashkia SHKDOERDukagjin

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Para
“Çmendet” menaxheri shqiptari pas sherrit në disko, merr armën dhe tenton të qëllojë klientët

Itali, prindërit shqiptarë inskenojnë braktisjen e fëmijës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com