GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Duket e rrezikshme/ Kopshti që rrit bimë vdekjeprurëse, i hapur për publikun

08:46 - 07/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duket e rrezikshme/ Kopshti që rrit bimë vdekjeprurëse, i hapur për publikun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kopshti helmues” në Northumberland, Angli, është shtëpia e më shumë se 100 bimëve toksike e narkotike, dhe është i hapur për publikun. Tabela në portën e zezë hyrëse të kopshtit lexon: “Këto bimë mund të vrasin!”. Paralajmërimi nuk është një shaka, pasi bimët që rriten në këtë kopsht janë disa nga llojet më vdekjeprurëse në botë.

Që prej themelimit në vitin 2005, çuditërisht kopshti pret një numër të madh vizitorësh. “Përpara se ata të hyjnë, duhet të marrin udhëzimet përkatëse për të qenë të sigurt,” – shprehet Dean Smith, një udhërrëfyes i “Kopshtit helmues”. Vizitorët këshillohen të mos prekin, shijojnë apo nuhasin asgjë. Megjithatë, ka pasur raste që tursitëve herë pas here t’u ketë rënë të fikët nga thithja e tymrave toksikë, teksa kalojnë në plantacionet me bimë.

Një nga bimët e rrezikshme që kultivohet në këtë kopsht është “ricina”, e konsideruar nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness si bima më helmuese në botë. Po ashtu, pjesë e varieteteve është edhe pema laburnum, pema e dytë më helmuese në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë njerëz e kanë këtë pemë nëpër shtëpi për shkak të luleve të saj të bukura të verdha, por ajo përmban një helm të quajtur citisinë, që mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve shtëpiake.

Nëse kjo bimë mund të të vrasë nëse ushqehesh me të, ka të tjera që të rrezikojnë jetën vetëm duke i prerë dhe prekur. Gjethet e Prunus laurocerasus (e njohur edhe si dafina angleze) përmbajnë dy përbërës (glikozide cianogjene dhe jone cianide), shumë helmuese dhe të rrezikshme. Hellebores, ose Trëndafili i Krishtlindjes, është një tjetër bimë vrasëse në rrënjën e së cilës gjendet kardiotoksinë, substancë që mund të ndalojë rrahjet e zemrës.

Megjithatë, sipas biologëve dhe ekspertëve të kopshtit, duhet të dimë përdorimin e saktë të këtyre bimëve, pasi jo të gjitha janë vetëm helmuese. Disa përveç substancave të rrezikshme, janë edhe burim kurash, që nëse përpunohen siç duhet, prodhojnë ilaçe të dobishme, për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, si kanceri i gjirit. Kopshti është edhe kultivuesi i drogave si opiumi (një drogë e klasës A), kanabis (një drogë e klasës B) dhe catha edulis, e njohur zakonisht si ‘khat’ (një drogë e klasit C). Gjithsesi, stafi në “Kopshtin helmues” duhet të monitorojë me përpikëri, të numërojë dhe të paraqesë raporte mbi bimët e drogës dhe më pas të paraqesë prova që i ka shkatërruar ato në fund të çdo sezoni.

Etiketa: bime te rrezikshembimeti hapur per vizitioretkopshti

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Shumë shtrenjtë”, turistët kosovarë ankohen për çmimet në Shqipëri

“Shumë shtrenjtë”, turistët kosovarë ankohen për çmimet në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com