GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dule i Konispolit i jep 67 MLN lekë pa garë Simon Çipës për asfaltimin e një rrugice

16:47 - 28/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dule i Konispolit i jep 67 MLN lekë pa garë Simon Çipës për asfaltimin e një rrugice
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikur të mos kishte marrëveshje para tenderit, Ergest Dule, kryebashkiaku i Konispolit do t’i kursente buxhetit 17 milionë lekë për asfaltin që do t’i hedhë një copëz rruge.

Projektet që zhvillon kryetari Dule po rrotullohen rreth arnimit të rrugicave apo rikonstruktimit të një fasade. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin me objekt RIKOSTRUKSIONI I RRUGES ( FABRIKA E VAJIT – FILLIMI I KTHESAVE MALORE), MARKA.

Ky është një degëzim rruge. Siç e shihni rrugicën në foto, duket qartë që është amortizuar për shkak se është lënë pas dore dhe tani për t’i mbushur gropat Dule parashikon të shpenzojë 67 milionë lekë.

Gjithçka që do të bëhet në këtë rrugë 880 metër të gjatë është hedhja një shtrese çakëll aty ku mungon dhe një shtrese asfalti 4 cm. Për kaq  punime, koha e përcaktuar e përmbushjes së kontratës është 21 ditë. Si mendoni a mund të bëhet rikonstruksion rruge për 3 javë? Kryetari Dule kështu i hedhka lekët.

Një pyetje tjetër na lind sepse ky tender bëhet menjëherë pasi bashkia bleu asfalt e çakëll nga kompania Kaviljoti për të mbuluar 2 vjet nevojat. Përse duhet që kjo hedhje asfalti (që e quajnë “rikonstruksion”) kur bashkia ka blerë dhe ka gati lëndën e parë, kompaninë Kaviljoti me makineritë e saj për shtrim dhe asfaltim?

Me siguri me këtë çështje do të merret auditimi nga KLSH, por për momentin mund të shohim procedurën e tenderit.

Në fazën e parë kanë aplikuar për këtë tender 3 firma, kur oferta më e ulët ishte prezantuar nga kompania Kalivjoti shpk, me vlerë rreth 50 milionë lekë. Por, Dule këtë ofertë e ka skualifikuar me argumentin se nuk ka paraqitur kontratën e punës me një manovrator. Në fakt, “Kaviljoti” po të donte e merrte edhe manovratorin, edhe tenderin, por disa ditë më parë kishte fituar kontratën 250 milionë lekë nga Dule për asfalt dhe çakëll.

Pra, kryetari ka pasur ndërmend një tjetër kompani këtë radhë. Dhe fill pas “Kaviljotit” është skualifikuar edhe firma tjetër në garë Iliria/D.

Në këtë mënyrë për në fazën e fundit mbeti e vlefshme vetëm oferta e firmës së Simon Çipës,  JODY COMPANY SHPK, me vlerë 60 milionë lekë. Epo nëse Dule do kishte respektuar ligjin dhe do të kishte njoftuar ofertën më të lirë për mangësitë që kishte, më pas të vazhdonte garën e rregullt, do ishin kursyer 17 milionë lekë nga buxheti i  bashkisë. Një shumë e konsiderueshme parash që qytetarëve mund t’u ktheheshin në shërbime të tjera të vlefshme.

Ndërkaq, Dule i dha përparësi ofertës më të shtrenjtë, madje duke ia liruar rrugën nga konkurrentët e tjerë. Ky tender u vlerësua nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia KonispolErgest Duletender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Përdhunoi 18-vjeçaren me aftësi të kufizuara në Ferizaj, ngrihet akuzë ndaj një personi

Përdhunoi 18-vjeçaren me aftësi të kufizuara në Ferizaj, ngrihet akuzë ndaj një personi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com