GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Duma: Nëse Basha më ofronte të votoja mes SHBA dhe Berishës, do ishte akt i ulët lidershipi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duma: Berisha nuk duhej të ishte në listën e zgjedhjeve të 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në një moment ku po ndërton një marrëdhënie me demokratët për të krijuar profilin e tij politik. Duma thotë se vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, nuk mund ta hidhte për votim në forume pasi do të kthehej në një cikël që nuk do të mbaronte kurrë.

Në një intervistë për mediat, Duma thotë se nëse Basha do e detyronte të votonte mes SHBA-së dhe Berishës, do e quante një akt të ulët lidershipi.

“Unë mendoj që sot është momenti i parë që Basha po ndërton një marrëdhënie me demokratët. Fakti që mori përgjegjësinë e një vendimi jo të thjeshtë, fakti që provoi për 3 muaj që tentoi të gjejë gjuhën e përbashkët me Berishën, e mori këtë vendim. Nuk u fsheh pas votës. Nëse Basha do më detyronte të votoja mes Berishës dhe SHBA-së, do e quaja një akt të ulët lideri politik. Nuk kanë qenë vendime që kanë ardhur dhe janë diskutuar me strategji. Vazhdimi i dyshes Berisha-Basha janë mirëpritur. Derisa ndërtuan një rrugë për 8 vite, u takonte të dyve të zgjidhnin çështjen që ndodhej partia. Nëse Basha do e hidhte në votë, do ishte një rezultat i njëjtë me këtë që është. Do të votonim për fitoren e PD dhe jo kundër Berishës. Edhe nëse bëhej kjo votë, do të thuhej se kryetari ka influencuar tek njerëzit e tij. Nuk do të mbaronte kurrë. Fakti që Berisha nuk e pranon, që kjo nuk është një çështje e tij, por e SHBA-së me Berishën, kjo është një çështje që unë nuk di si ta komentoj” – tha Duma.

Më tej Duma shprehet se, dualizmi në parti mes Berishës dhe Bashës ka dëmtuar rëndë fizionominë e opozitës. Ajo thekson se futja në zgjedhje me një listë të përbashkët me politikanë të së shkuarës dhe të ardhmes, ka qenë një tjetër element që e ka dëmtuar PD-në.

“Brenda forumeve të partisë, secili e dinte që dualizmi e ka dëmtuar rëndë fizionominë e opozitës së PD. PD doli në zgjedhje me një ekuilibër mes të shkuarës dhe të tashmes, me një listë me njerëz të së shkuarës dhe të ardhmes. Doli me një listë të ekuilibruar. Unë mendoj këtë, PD nuk duhet të ketë frikë dhe nuk duhet të hyjë më në zgjedhje duke u nisur nga numrat dhe më pas nga fryma. Duhet vendosur një brez i ri politikanësh që japin besim. Nuk dua të vetëdeklarohem për disa kualitete. Kjo kohë do na vijë të gjithëve. Është detyrë perëndimore dhe qytetare të pranosh se e reja është domosdoshmëri. PD nuk duhet të bëjë më ekuilibër me numrat” – tha Duma.

Etiketa: Grida DumalidershipiLulzim BashaSali BerishaSHBAvotim

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
“Zonja e drogës”, shqiptarja “udhëhiqte” luftën kundër trafikut

“Zonja e drogës”, shqiptarja “udhëhiqte” luftën kundër trafikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com