GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dumani e fshehu”, Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka

10:48 - 03/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik, dokumentin që sipas tij, Policia greke vërteton ekspulsin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Në deklaratën për mediat përpara ambienteve të SPAK, pas paraqitjes së tij në këtë institucion, Berisha tha se përmes publikimit të këtij dokumenti, faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.

“Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara.

Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi. Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë. Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon:

“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale. Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.

Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit. Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët. Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.

Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini. Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës,” tha Berisha.

Etiketa: berishadokumentGjoka

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
18 komuna të Kosovës në balotazh më 9 nëntor, nis sot fushata elektorale për kandidatët

18 komuna të Kosovës në balotazh më 9 nëntor, nis sot fushata elektorale për kandidatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com