GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dumani më premtoi 60 mijë € dhe më dha 35”, Henrik Hoxha zbërthen vrasjet në Durrës

11:39 - 30/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dumani më premtoi 60 mijë € dhe më dha 35”, Henrik Hoxha zbërthen vrasjet në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Henrik Hoxha rikthehet në Gjykatën e Posaçme, këtë herë për të dëshmuar rreth 2 atentateve me 4 viktima të ndodhura në Durrës, përkatësisht Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia.

Me bluzën e Realit të Madridit veshur dhe mbiemrin e tij të stampuar në të, për 1 orë e 30 minuta ai iu përgjigj pyetjes se prokurorisë dhe avokatëve të Besian Xhixhos e Altin Ndocit, teksa vetëm ky i fundit nuk mori pjesë në seancë

Duke çaluar në gjykatë dhe përballë trupës gjykuese Henrik Hoxhaj ka dëshmuar se si është njohur me Nuredin Dumanin

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit dhe kemi folur e jemi takuar. Dumani më premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam pasur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli.

Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam pasur komunikim. Kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne, por vinte rrotull.

Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”.

Sa i përket vrasjes së vëllezërve Haxhia, Henrik Hoxha rrëfen:

“Objektiv ishte Besmiri, kur u afruam i pamë të dy, dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë, por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë, tjetrën në xhepin e derës.

Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur, Nuredinin s’e kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për t’u siguruar. Me Klevis Allën, që ishte shoferi ynë, nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë ‘ç’ke që sheh, kthehu para’. Kapelet dhe jelekun i hodhëm rrugës dytësore në Vorë kur po ktheheshim në Tiranë me Nuredinin.”

Hoxha identifikoi në seancë edhe Besian Xhixhon që ndodhej në kafazin e qelqët duke thënë se e ka njohur në Shëngjin.

“Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as s’e kam takuar as njohur nga afër. Nuredini më thërriste ‘kusho’, asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, s’e kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thashë pse kaq pak, më tha ‘kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder’. Gjatë bisedave dëgjova prej tij, se donte t’i vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishi qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk”.

Etiketa: DumaniHoxhaKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Para
Eurodeputeti austriak: BE po shqyrton ngrirjen e bisedimeve me Serbinë

Eurodeputeti austriak: BE po shqyrton ngrirjen e bisedimeve me Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com