GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për çështjen “Plumbi i Artë”. Gjatë dëshmisë së tij, ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe deklaroi se është vënë në dijeni nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, për persona që sipas tij kishin qëllime dashakeqe ndaj tij.

Bëhet me dije se për këtë arsye, Guçe kishte përfituar mbrojtje shtetërore për rreth dy vite. Ai shtoi se në telefonin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ishte gjetur një fotografi e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur informacion të plotë mbi momentin e kërcënimit.

Diskutimet në seancë:

Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?

Krenar Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një aksident, theva këmbën. Qëndrova 6 muaj me raport.

Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur te telefoni i Dumanit.

Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.

Avokati i Fatos Gosës (Pasi lexon një procesverbal të këqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të Hajdar Bako Çopja në dhjetor 2019): Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni këqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?

Krenar Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.

Më tej pyetet për kërcënimin

Krenar Guçe: Mua më kanë thirrur eprorët dhe më është bërë me dije se ndaj meje persona të caktuar kanë ndërmarrë veprime dhe më kanë dhënë mbrojtje për sigurinë time. Në 5 nëntor 2021 kam bërë aksident dhe kam qenë me leje në periudhën kur më kanë vënë në dijeni. Unë nuk kam ditur gjë. Drejtuesit e mi më vunë në dijeni për kërcënimin, pasi në telefonin e Nuredin Dumanit ishte gjetur një foto e imja.

Pse nuk e keni referuar në prokurori emrin e tij? (referuar procesverbalit të vëzhgimit të Hajdar Copjas)

Krenar Guçe: Procesverbali që lexuat është i qartë. Informacioni është referuar…

Ky s’ka shënuar emrin e Armis Stafës, si personi që shoqëronte Hajdar Çopjan.

Avokati Përparim Kulluri: Përse ju kanë thirrur si dëshmitar, se nuk ndodh që çdo oficer policie të thirret?

Guçe: Jo, nuk e kuptoj, ma thuaj ti.

Prokurori: Mos e pyet!

Avokati Përparim Kulluri: Kur s’keni bërë ju hetim, do pyesim ne si avokatë. Të nderuar, ky oficer është thirrur për t’u pyetur pse s’ka bërë detyrën. Si është procedura për një person në kërkim? Si organizohet puna nga policia?

Guçe: Person në kërkim.

Avokati Përparim Kulluri: Policor apo me masë? Policia e Shtetit, kur ka informacion për persona me masë sigurie, mund të ushtrojë kontroll. Çfarë ndodh?

Prokurori: Pyetjet duhet të jenë jo në parim.

Etiketa: DumanifotoPolic

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com