GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Durrës, 2 të plagosur me armë zjarri pas sherrit në ‘TikTok’

08:03 - 15/04/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunuan të arrestuarin/ Pezullohen 3 efektivë të “Shqiponjave” në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri, një orë pas mesnate në qytetin e Durrësit, pas një sherri që kishte nisur në tik tok.

Autori i plagosjes është identifikuar me inicialet K.M, 25-vjeç, i cili kishte shkuar pranë banesës së personave të plagosur, ku dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se e ka kapur plumb rikoshet.

Policia po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.

Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M. Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Etiketa: DurrësKryesore1Plagosur

Lajme të lidhura

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Para
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot zyrtarisht fushatën elektorale

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot zyrtarisht fushatën elektorale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com