GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DW: Gjermania duhet të rris përpjekjet për të luftuar korrupsionin

08:14 - 11/05/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: Gjermania duhet të rris përpjekjet për të luftuar korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas mendimit të Këshillit të Evropës, Gjermania bën shumë pak në luftë kundër mitmarrjes në Bundestag. Rekomandimet afatgjata nuk janë zbatuar si duhet.

Këshilli i Evropës deklaroi se rekomandimet e një raporti vlerësues të vitit 2014 mbi mënyrën e shmangies së ryshfetevet, mitmarrjes dhe konfliktit të interesitnë pjesën më të madhe të tyre nuk janë zbatuar ende. Siç është thënë tashmë në raportet e ndërmjetme në vitin 2017 dhe 2019, përpjekjet e Gjermanisë edhe këtë vit klasifikohen si “përgjithësisht të pakënaqshme”, thotë Këshilli i Evropës.

Në mënyrë të veçantë, Këshilli i Evropës kritikon, për shembull, mungesën e rregullave të qarta për mënyrën se si deputetët ndërveprojnë me lobistët. Në rast konflikti interesi për anëtarët e parlamentit, ekspertët dëshirojnë gjithashtu që të ketë një detyrim për njoftim ad hoc. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për më shumë transparencë për depozitat bankare të parlamentarëve të Bundestag dhe bashkëshortëve apo bashkëshorteve të tyre.

Regjistri për lobistët nuk mjafton

Këshilli i Evropës e konsideron si hap të mirë krijimin e një regjistri për lobiistët që parashikon të krijojë Bundestagu. Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një transparence më të madhe, thuhet në raportin e Këshillit, sidoqoftë ajo që pritej ishte një reformë më gjithëpërfshirëse.

Në Bundestagun gjerman ka pasur kohët e fundit disa herë akuza për ryshfet dhe abuzim detyre ndaj disa deputetëve. Disa politikanë të Unionit thuhet se kanë përfituar pagesa të larta për ndërmjetësim biznesesh me maska mjekësore. Përveç tyre ka edhe dyshime për ryshfete të paguara nga Azerbajxhani, një çështje kjo e cila është mjaft e degëzuar. /DW

Etiketa: DWKëshilli i Evropës

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Vrasja e biznesmenit në Vlorë, zbardhet dëshmia e pasagjerit: Na bënë pritë

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, zbardhet dëshmia e pasagjerit: Na bënë pritë

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com