GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DW: Kthesa e Trump në përplasjet për Groenlandën ka sjellë lehtësim për BE-në

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Kthesa e Trump në përplasjet për Groenlandën ka sjellë lehtësim për BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kthesa e Trumpit në grindjen për Groenlandën ka sjellë lehtësim në BE: Por besimi në marrëdhënien transatlantike është tronditur me themel.

Shenjat e para, se gjërat mund të mos shkonin aq keq sa kishte kërcënuar Donald Trump për javë të tëra u shfaqën që pasdite në Davos. Në pjesën e parë të fjalimit të tij, presidenti amerikan as nuk u ndal te pika kryesore e mosmarrëveshjes. Një monolog për më shumë se 20 minuta rreth vetes dhe arritjeve të tij. Situata ekonomike në SHBA ishte fenomenale, tha Trump. E perspektivat për të ardhmen? Edhe më të mira se të tashmet. Evropianët duhej të prisnin gjatë para se të vinte radha e tyre. “A doni të them disa fjalë për Groenlandën tani?”, pyeti Donald Trump audiencën e tij në Davos. Të qeshura me zë të lartë nga elitat e biznesit dhe politikës globale.

Pastaj Trump përsëriti atë që kishte ndërmend të bënte me Groenlandën. Vetëm amerikanët mund ta mbronin atë “masë të madhe toke”, këtë “copë akulli”, një “copë të madhe akulli, që vështirë se mund të quhet tokë”, tha Trump. Evropianët në fund të fundit do të përfitonin nga përfshirja amerikane në ishull. Trump tha më vonë se: “do të filloj menjëherë negociatat”. Për të diskutuar përsëri blerjen e Groenlandës. Dhuna nuk do të ishte e nevojshme dhe NATO nuk do të kërcënohej.

Trump surprizon

Nga perspektiva evropiane fjala e tij ishte një lehtësim i lehtë i tensioneve, pasi Trump kishte deklaruar më parë se, nëse do të ishte e nevojshme, mund ta merrte Groenlandën me forcë ushtarake. Tiradat për paaftësinë e evropianëve ai i përsëriti, e re ishte ideja e Trump për të negociuar në vend që ta pushtonte Groenlandën ushtarakisht.

Pak orë më vonë në mbrëmje, Trump ofroi një tjetër surprizë. Në platformën e tij digjitale, TruthSocial, ai njoftoi se po hiqte dorë nga tarifat shtesë të shpallura për tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë. Këto tetë vende kishin dërguar trupa në Groenlandë për një mision zbulimi. Në të njëjtin postim, Trump raportoi gjithashtu mbi një kornizë për një marrëveshje të ardhshme në lidhje me Groenlandën dhe të gjithë rajonin Arktik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rütte konfirmoi informacionin në lidhje me një marrëveshje të mundshme për Groenlandën; ai ishte takuar me Trumpin më parë.

Klingbeil: Nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara

Reagimet pas deklaratave të Donald Trump janë të përziera. Danimarka ndjehet disi e lehtësuar. Ministri i Jashtëm Rasmussen tha, se dita të paktën përfundoi më mirë nga sa filloi. Kurse në Berlin, Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil (SPD) këshillon që të mos nxitohet në nxjerrjen e përfundimeve. “Pas debateve të ditëve të fundit”, shpjegoi ai në një intervistë me ZDF, “le të presim për disa detaje konkrete”. Se çfarë marrëveshjesh u arritën midis Trump dhe Rutte është ende e paqartë.

Edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së shohin nevojën për shpjegime. Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa, nuk sheh asnjë arsye për të anuluar samitin e posaçëm të planifikuar për këtë mbrëmje. Përkundrazi, theksoi ai, tema e planifikuar mbetet “gjendja e marrëdhënieve transatlantike”.

Marrëdhëniet transatlantike janë në krizë. Evropa duhet të riorientohet, ky vlerësim i kthjellët u prezantua më parë nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian. “Jemi në një udhëkryq”, tha ajo. Ndërsa Evropa preferon dialogun, ajo është gjithashtu e përgatitur të reagojë. “Në këtë botë që bëhet gjithnjë e më pa ligj, Evropa ka nevojë për levat e veta të pushtetit.”

Samiti i posaçëm në Bruksel

Se si do të duket ky vetëdijësim evropian do të diskutohet të enjten (22.01.) në samitin e posaçëm në Bruksel. Ndërsa ndryshimi i fundit i qëndrimit të Trump ka sjellë njëfarë lehtësimi, ai nuk e ka rikthyer besimin tek presidenti amerikan./DW

Etiketa: BEgroenlandeTrump

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarjeve që ndodhin jashtë kufijve,...

Lexo më shumë
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com