GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“DW”: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë, 2-3 herë më i lartë se ai zyrtar

09:18 - 16/12/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“DW”: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë, 2-3 herë më i lartë se ai zyrtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA e kaloi shifrën prej 800.000 të vdekur nga Corona, por kjo shifër duket se nuk pasqyron realitetin. Dyshohet se numri i rasteve të vdekjeve të paraportuara nga virusi Corona është shumë më i lartë – në mbarë botën.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 vdekjeve nga virusi Corona. Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “shifër tragjike” dhe bëri thirrje për kujtimin e viktimave të pandemisë. Ai kumtoi: “Unë e di se si është të kesh një karrige bosh rreth tryezës së ushqimit, veçanërisht në kohën e Krishtlindjeve.” Biden tha se ai vuan bashkë me çdo familje “që e përjeton këtë dhimbje”. Në të njëjtën kohë, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të ndjekin masa të tjera paraprake, si mbajtja e maskave. Lidhur me variantin Omicron që po përhapet, ai u shpreh: “Në fillimi të dimrit, ku po përballemi edhe me një variant të ri, duhet të jemi edhe më të vendosur të vazhdojmë së bashku ta luftojmë këtë virus”.

“Secili prej nesh njeh dikë që ka vdekur nga ky virus”

Anëtarët e Kongresit Amerikan mbajtën një minutë heshtje për viktimat e pandemisë Corona përpara shkallëve të Kapitolit. “Secili prej nesh njeh dikë që vdiq nga kjo sëmundje,” tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Faqja e internetit e John Hopkins përditësohet rregullisht me të dhënat më të reja dhe zakonisht tregon një nivel pak më të lartë sesa shifrat zyrtare. Në raste të caktuara shifrat janë rishikuar dhe janë korrigjuar. Sipas autoritetit shëndetësor amerikan CDC, rreth 796.000 njerëz në të gjithë vendin kanë vdekur nga virusi Corona apo sëmundjet që ndërlidhen me këtë virus.

50 milionë të infektuar

Numri i infeksioneve të zbuluara në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë ka kaluar shifrën prej 50 milionë të hënën. Rreth 120.000 infektime të reja janë raportuar kohët e fundit çdo ditë, ndërsa numri më i madh i infektimeve është me variantin Delta. Çdo ditë, janë regjistruar mesatarisht rreth 1.150 të vdekur, njofton CDC.

Ndonëse SHBA-ja ishte një nga vendet e para që filloi me vaksinimin masiv kundër virusit Corona, shkalla e vaksinimit në këtë vend është më e ulët se në vendet e tjera të industrializuara. Më shumë se gjysma e vdekjeve kanë ndodhur pas miratimit të vaksinave të para në fund të vitit 2020, ndërsa kanë vdekur më së shumti personat e pavaksinuar. Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në valën e pestë të virusit Corona. Ekspertët presin që shifrat të vazhdojnë të rriten pas paraqitjes dhe përhapjes së variantit të ri Omikron.

Nëse shikohen vetëm shifrat, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga pandemia. Asnjë vend tjetër nuk ka regjistruar më shumë vdekje nga Corona sesa SHBA, ku jetojnë rreth 330 milionë njerëz. Brazili është aktualisht në vendin e dytë me rreth 600.000 vdekje, i ndjekur nga India me pothuajse 500.000 viktima. Sipas shifrave zyrtare, rreth 300.000 vdekje janë shënuar në Meksikë dhe Rusi. Por ekspertët supozojnë se numri i rasteve të paraportuara të vdekjeve është më i lartë në të gjitha vendet, sepse shumë vdekje dhe infeksione me Corona nuk raportohen tek autoritetet.

Të paktën 5,3 milionë të vdekur në mbarë botën

Pandemia Corona ka shkaktuar të paktën 5,3 milionë vdekje në mbarë botën që nga fundi i vitit 2019 deri më sot. Ky është një bilanc i hartuar nga agjencia e lajmeve AFP në bazë të burimeve zyrtare të vendeve dhe institucioneve. Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri real i vdekjeve mund të jetë dy deri në trefishin e këtij numri./DW

Etiketa: COVIDInfektime

Lajme të lidhura

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra
Botë

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Para
Auditimi i buxhetit për 2020, KLSH: 191 tenderë të parregullt

Qeveria rriti të ardhura në 11-mujor, më shumë arkëtime nga taksimi i pagave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25

Pozitat e zv.kryeministres, njëherësh ministres se Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, sa vijnë edhe...

Lexo më shumë
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

17:59 - 26/12/25
Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën

Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën

17:45 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com