GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dy ambasadorët e EURO U-17 2025, Gjasula e Selimllari: Event që do të ketë vëmendjen e botës, i bëjmë thirrje tifozëve të mbështesin ekipin

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dy ambasadorët e EURO U-17 2025, Gjasula e Selimllari: Event që do të ketë vëmendjen e botës, i bëjmë thirrje tifozëve të mbështesin ekipin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klaus Gjasula dhe Valbona Selimllari, dy ambasadorët e finaleve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, folën për mediat pas përfundimit të ceremonisë së shortit në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi goglat gjatë shortit, u shpreh se organizimi i Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri nuk është një plus vetëm për futbollin, por edhe për vetë shtetin shqiptar, pasi e gjithë bota do të ketë vëmendjen te ky turne shumë i rëndësishëm.

Gjasula inkurajoi djemtë, duke theksuar se nuk duhet të kenë frikë, pasi luajnë në shtëpi dhe do të kenë mbështetje të madhe nga tifozët. Ai u shpreh se duhet ta shijojnë këtë kompeticion dhe të japin maksimumin.

Je përzgjedhur si ambasador i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” – Jam krenar, është një kënaqësi e madhe.

Si duket një Europian që zhvillohet në Shqipëri? – Organizimi i “Euro 2025” në Shqipëri nuk është një plus vetëm për futbollin, por edhe për shtetin shqiptar, pasi e gjithë bota do të vijë këtu për të parë ndeshjet. Ne mund t’i tregojmë gjithë botës që nuk kemi ecur përpara vetëm në futboll, por kemi bërë përparime edhe si shtet. Nga ana e organizimit nuk do të jetë e lehtë, pasi është një event shumë i madh. Por unë jam i bindur që do t’ia dalim, do të kënaqim të gjithë njerëzit dhe do të jetë një festë e bukur.

Sa e rëndësishme do të jetë për të rinjtë, duke pasur parasysh se në stadium do të jenë të pranishëm shumë skautë? – Nuk ka asgjë më të rëndësishme në futboll sesa të kesh një mundësi të tillë për t’u prezantuar. Nuk është diçka e përditshme. Do të jenë shumë njerëz që do të shohin ndeshjet, jo vetëm skautë, por edhe ata që do t’i ndjekin nga televizori. Për një talent, ky event është maksimumi, pasi do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre në një skenë me rëndësi. Ekipit tonë i uroj shumë fat dhe sukses, por mbi të gjitha duhet ta shijojnë këtë turne. Nuk duhet të frikësohemi nga emrat e kundërshtarëve, pasi luajmë në shtëpi dhe e dimë që tifozët do të na mbështesin. Kemi besim te djemtë, ata duhet të japin maksimumin.

A mund të kemi surpriza nëse futemi në fushë me mentalitetin e një ekipi që s’ka asgjë për të humbur? – Patjetër që po, këtë e ka treguar historia e futbollit gjithmonë. Edhe verën e kaluar, kur ishim në Europianin “Gjermani 2024”, askush nuk kishte besim te ne. Por ne treguam paraqitje të mira dhe për pak sa nuk u kualifikuam në raundin tjetër. Tani është radha që të mbështesim Kombëtaren U-17 në këtë Kampionat Europian.

Nga ana tjetër, Valbona Selimllari u shpreh se, pavarësisht kundërshtarëve të fortë, gjëja më e rëndësishme është fitimi i eksperiencës. Ambasadorja e eventit i bëri thirrje tifozëve që të mbështesin Kombëtaren në këtë turne të rëndësishëm, duke theksuar se ekipi ka potencial për të bërë paraqitje dinjitoze dhe për të na bërë krenarë.

Shorti? – Kundërshtarët janë të vështirë, por mendoj se duke u përballur me skuadra të forta, fiton eksperiencë dhe kjo është gjëja më e vlefshme.

Mesazhi që ju përcillni? – Të japin më të mirën e tyre. Ata nuk e imagjinojnë dot se sa fuqi kanë. Thjesht të mos kompleksohen dhe dua t’u them që jeni më të mirët në botë. Keni skuadra fantastike përballë, ndaj tregoni forcën dhe talentin tuaj. Na bëni krenarë!

Ambasadore e eventit? – Kur kam qenë e vogël, kam luajtur futboll. Në gjimnaz kam qenë pjesë e Dinamos si sportiste profesioniste. I bëj thirrje të gjithëve të mbështesin lojtarët në këtë turne. Sot futbolli shqiptar ka një personalitet tjetër. Ne krenohemi me futbollin tonë. Nëse dikur ëndërronim të ishim në Europian, sot jemi aty dhe pretendojmë të vazhdojmë më tej. Djemtë kanë shumë nevojë për ne, ndaj duhet t’i mbështesim fort.

Etiketa: gjasulaselimllari

Lajme të lidhura

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi
Breaking Views

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor
Sport

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26
Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin
Sport

Ngjarje e rëndë në La Liga 2, futbollisti pëson atak kardiak pas përplasjes me portierin

19:00 - 02/11/26
Para
Adriatik Lapaj padit për shpifje Agron Shehajn: Kush kërkon luftë, luftë do gjejë

Adriatik Lapaj padit për shpifje Agron Shehajn: Kush kërkon luftë, luftë do gjejë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës
Aktualitet

Greqia rikthen orarin dimëror, ndryshime për udhëtarët në pikën kufitare të Qafë Botës

08:26 - 03/11/26

Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke sjellë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:09 - 03/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit.

08:06 - 03/11/26
Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

07:50 - 03/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Nëntor 2026

07:32 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com