GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit sërish në protestë: Ende nuk ka drejtësi

11:51 - 18/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit sërish në protestë: Ende nuk ka drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përkujtim të dy mujorit të vdekjes së Martin Canit sot është zhvilluar protesta e gjashtë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ndodhi krimi ku ai u godit nga bashkëmoshatari i tij me thikë.

Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.

“Kemi dy muaj që përjetojmë këtë dramë të madhe e nuk kemi asnjë reagim nga institucionet. Iu bëj thirrje të gjithë prindërve që të bashkohemi, pasi fëmijët janë mbi gjithçka. Nuk flemë gjumë, po përjetoj një ngjarje tragjike, kemi një traumë tepër të madhe. Na ka kapur frika, iu bëj thirrjeve institucioneve që të na dëgjojnë. Heshtja vret”, tha babai i Martin Canit.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe nëna e 14 vjeçarit të ndjerë, e cila tha se kërkon vetëm drejtësi. Ajo shtoi po ashtu se asnjë institucion nuk i ka kontaktuar mbi ecurinë e hetimeve.

“Kërkoj vetëm drejtësi. Askush nuk më ka kontaktuar. Mesazhet e mia i kam bërë publike dhe dua vetëm drejtësi”, tha e ëma e Canit.

Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.

Në protestë, ishte i pranishëm edhe Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani.

Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Martin Cani dhe shoku 14 vjeçar që ai thërriti për mbështetje nga Sauku, ishin mbi trupin e autorit duke u përleshur, kur i dyshuari qëlloi me thikë. Nga plagët humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur miku i tij, ndërsa gjatë përleshjes u vetëplagos në parakrah edhe autori i dyshuar.

Shoku i plagosur i Martin Canit ka pretenduar se autori i dyshuar nuk ishte i vetmi që kishte thikë gjatë sherrit, por policia i ka mohuar këto pretendime. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për 14 vjeçarin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

Etiketa: Kryesore1Martin Caniproteste

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Sekuestrohen 5.1 kg heroinë në doganën e Morinës, arrestohet 42-vjeçari

Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të marte në kodrën e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të...

Lexo më shumë
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com