GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pasi morën miliarda/ Dy oligarkët mbledhin thërrimet e Veliajt, 12 mln lekë për kompjuterët e zyrës

12:23 - 10/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka thurur aferën e radhës me dy miqtë e tij. Shumë punonjës të Administratës nuk kanë marrë bonuset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka thurur aferën e radhës me dy miqtë e tij. Shumë punonjës të Administratës nuk kanë marrë bonuset apo dietat e këtyre muajve, me justifikimin se nuk ka filluar të lëvrohet buxheti 2023. Por Veliaj kredinë që në ditët e para të këtij buxheti. Vetëm për 7 kompjuterë për zyrat e tij do të shpenzohen 12 milionë lekë. Tenderi është mbyllur me datë 9 shkurt dhe mban brenda një sërë shkeljesh ligjore.

Pas shqyrtimit të dokumenteve, Open Data Albani i ka dhënë këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”, për shkak se është shpallur fituesi pa konkurrim. Tri kompani kanë paraqitur ofertat e tyre, por në proces ka mbetur vetëm oferta e firmës  “BNT ELECTRONICS shpk”. Ndërkaq, dy firmat e tjera janë skualifikuar që në fazën e parë.

Në këtë rast bashkia duhej të anulonte garën dhe të rishikonte tenderin për të pritur oferta të tjera. Por, Lali Eri ia ka dhënë fitoren pa garë pronarëve të BNT ELECTRONICS shpk, Leonard  Terpo  dhe Jovan Bojdani. Të dy janë të njohur për aferat e shumta me bashkinë Tiranë.  Ndërkohë BNT ELECTRONICS shpk, sipas dokumenteve, ka paraqitur ofertën më të shtrenjtë, sa 98%e fondit limit. Ky fakt përbën një tjetër shkelje ligjore.

Po ta vëmë re, në çdo tender Veliaj i neglizhon këto dy rregulla bazë të ligjit “Për Prokurimet Publike”, sepse kështu mund të krijojë hapësira për abuzim dhe interpretime.

 

Dy miqtë e Veliajt

Veliaj i shkel edhe më shumë rregullat kur vjen fjala që bashkëpunëtorë të aferave janë miqtë e tij, Leonardi dhe Jovani. Ata nuk janë emra të panjohur për mediat. Pasi si biznesmenë janë përfshirë edhe në shumë afera të tjera të rëndësishme.

Në vitin 2018, ata morën pjesë në aferën gjigante për ndërtimin e një sistemi të ri faturimi për biznesin. Në këtë tender, firma e tyre shërbeu thjesht si garuese fiktive për t’i dhënë në tavolinë projektin, fituesit që kishte parashikuar nga AKSHI. Bëhej fjalë për një tender 1.9 miliardë euro. Ku ishte e qartë që firma BNT ELECTRONICS shpk dhe një tjetër kompani garuan në mënyrë fiktive, pasi nuk paraqitën oferta financiare. Sigurisht që u shpërblyen më pas nga Veliaj me tenderë të tjerë.

Nga të dhënat e publikuara nga Open Data Albania evidentohet se dy miqtë e Veliajt mbi 2/3 e prokurimeve e kanë marrë në shkelje të ligjit dhe sërish nuk vihen para përgjegjësisë.

 

Në tabelën e mësipërme evidentojmë që 62 nga 92 tenderët me vlerë 2.7 miliardë lekë ata i kanë përfituar në kundërshtim me ligjin. Këto tenderë të fituar me favorizime klienteliste, pjesa më e madhe janë në sektorin e shëndetësisë dhe nga Bashkia Tiranë.

Nga tenderët me vlerë më të lartë, me “Red Flag”, mund të përmendim dy prokurimet me objekt “Mirëmbajtje”. Me vlerë 500 milionë lekë pa TVSH, të përfituara nga QSUT.

Më tutje vëmë re se, Bojdani dhe Terpo i kanë përfituar 87% të tenderëve duke garuar të vetëm me kompaninë e tyre. Dhe 165 me procedurë lidhje kontratë + shtesë. Kështu, nëse je mik i Lali Erit pasurohesh me paratë e taksapaguesve kryeqytetas, pa u lodhur fare!

Lexo edhe: “Veliaj vjedh qytetarët me plehrat dhe i çon paratë në Iran”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBNT ELECTRONICSErion VeliajLeonard  Terpo  dhe Jovan Bojdantender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Laporta: Jam i bindur se do fitojmë ndaj Bajernit

Barcelona/ Laporta entuziast për afrimin e ri të klubit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com