GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Dy pika shi për të ‘përmbytur’ propogandën e Veliajt

19:00 - 14/08/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy pika shi për të ‘përmbytur’ propogandën e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk është e nevojshme të pyesësh se cili është problemi më i madh me të cilin përballen sot qytetarët e Tiranës. Mjaft të dish se në ç’stinë a muaj jemi dhe do të jetë e lehtë ta marrësh me mend se çfarë po u ndodh banorëve të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Nëse është verë, Tirana është pa ujë, plot trafik dhe rrugë të mbushura me plehra. Për këtë e ka fajin kryesisht mungesa e shirave. Në dimër, ajo është e përmbytur dhe plot trafik e rrugë cit me plehra. Fajin për këtë e kanë shirat e rrëmbyer, qytetarët që nuk përdorin biçikleta dhe konsumojnë shumë e ndosin. Në fund të fundit, Bashkia nuk ka ç’u bën forcave madhore.

Të dish stinën, muajin apo datën në Tiranë është çelësi për çdo vendim që ju duhet të merrni për jetesën në këtë qytet. Falë kësaj dijeje mund të parashikoni reshjet e djersës në autobusët e shërbimit të transportit urban. Në dimër, ju mund të zgjidhni me cilin prej pasagjerëve të ndërroni xhaketën, xhupin apo pallton. Sepse të dalësh me rrobat e tua nga autobusi i paketuar si kuti sardelesh është ngjarje me probabilitet shumë të ulët.

Dije të vyera për të bërë një jetë me më pak dhimbje koke në Tiranë janë edhe çmimet e karburanteve. Ju mund ta dini me siguri nëse muajin e ardhshëm do të dalin në shitje abonetë e transportit urban publik duke u nisur nga çmimi i naftës dhe benzinës. Me paqëndrueshmërinë e këtyre çmimeve, abonetë e Bashkisë së Veliajt ndjekin trajektoren e ullinjve: një vit po, një jo. Mazalla të ndërpriten subvencionet e Bashkisë për kompanitë monopol të transportit publik në Kryeqytetin Europian të Rinisë. Nuk do të kishim fatin të udhëtonim në autobusët hibridë.

Meqë është fjala të autobusët hibridë, ato janë edhe një prej gjërave që na mbrojnë nga humbja e memories. Edhe pse janë lyer me bojë jeshile, ato vazhdojnë të na mallëngjejnë me shtëllungat e zeza të tymit që lënë pas. Në fund të fundit, diçka duhet të mbetet e pandryshuar për të ruajtur identitetin e qytetit. Dhe meqë rrugicat, lagjet, çatitë me tjegulla të kuqe, fasadat e modeluara apo caracët e rrapet e vjetra kanë kosto shumë të lartë për t’i mirëmbajtur, të ruajmë atë që mundim e që është falas.

Por Tirana që qeveriset nga Erion Veliaj prej 7 vitesh nuk ka vetëm probleme sezonale. Ajo ka edhe probleme të përhershme. Ajri i Tiranës është gjithmonë i ndotur. Vlerat e ndotjes krahasohen me ato të kryeqyteteve industriale të botës si për shembull Pekini. Në këtë qytet ndërtohet ditë-natë, pa pushim. Ndërtohen kulla në qendër, ndërtohen pallate mes blloqeve ekzistues, ndërtohen lagje të tëra në parqet dhe lëndinat në periferi. Por tipari më i qëndrueshëm i Tiranës është propaganda bashkiake 24/7.

Në kutinë e televizorit ke qejf të jetosh në Tiranë. Aty rubinetat kanë ujë 24 orë dhe, për më tepër, uji është i pijshëm. Ujësjellësi i Tiranës nuk furnizon plazhin e Durrësit me ujë, kështu që depozitat nuk janë të nevojshme. Rrugicat janë plot pemë dhe korsitë e biçikletave të mbushura me qytetarë që kanë lënë makinat në shtëpi. Ajri është i pastër dhe leja e fundit e ndërtimit është dhënë kur ishte Lul Basha në Bashki. Lali Eri mezi po e kompenson me pemë e gjelbërim katrahurën që bëri Luli me kullat te Liqeni.

Autobusët hibridë kalojnë rrufe rrugëve të lira të qytetit. Në ditët e nxehta të verës, qytetarët zgjedhin të bëjnë një xhiro me autobus për t’u freskuar me ajrin e kondicionuar. Është harruar kur ishte hera e fundit që Tirana përmbytej. Bashkia e Lali Erit ka ndërtuar një rrjet krejt të ri të infrastrukturës së ujërave të zeza dhe ujërave të shiut. Makina e plehrave vjen 3 herë në ditë dhe kazanët janë pothuajse përherë bosh. Mbi të gjitha, kazanë janë vendosur çdo 200 metra dhe plehrat nuk digjen në rrugë si dikur.

Qershia mbi tortë e gjithë kësaj ëndrre është se Lali Eri është ende kryetar bashkie dhe po e bën Tiranën si Tërpanin.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Para
Turistja australiane lëndohet te “Gjiri i Filikurit”, transportohet drejt spitalit

Turistja australiane lëndohet te “Gjiri i Filikurit”, transportohet drejt spitalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë
Aktualitet

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

17:14 - 27/12/25

Varrezat publike të Tufinës, një nga hapësirat më të ndjeshme dhe simbolike për qytetarët e Tiranës, ndodhen në një gjendje...

Lexo më shumë
Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

16:48 - 27/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com