GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy tenderë pa garë/ Spahia shpenzon 110 mln lekë për fasada e asfalt

12:05 - 28/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy tenderë pa garë/ Spahia shpenzon 110 mln lekë për fasada e asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku demokrat, Bardh Spahia, po i shpeshton para zgjedhjeve tenderët me shkelje. Tashmë Spahia e ka kthyer në punë të përditshme firmosjen e kontratave në përfundim të prokurimeve pa garë. Vetëm këtë javë, kryebashkiaku ka “fituar” dy “flamuj të kuq”.  Tenderi i parë ka si objekt “asfaltimin e rrugës së “Mëndafshit”.

Kjo rrugë ka nevojë për riforcim asfalti, pra që në këtë rast bashkia do t’i hedh vetëm një shtresë asfalt. Dhe për kanë punë, e cila mund të përfundoj në dy javë, Spahia ka vënë në dispozicion fondin prej 48 milionë lekësh. Për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre 6 firma. Të gjitha janë skualifikuar që në fazën e vlerësimit të ofertave me justifikimin se nuk kanë paraqitur dokumente për eksperienca të tjera të ngjashme.

Në fakt, në dokumentet standarde të tenderit specifikohet se kësaj rruge do t’i hidhet një shtresë asfalti.

Megjithatë, Spahia ka vendosur kritere burokratike, duke bërë që në garë të mbetet vetëm firma “NDERTUESI 2000” sh.p.k, e cila ka paraqitur ofertën me vlerë 38 milionë lekë. Ndërkohë firmat e tjera kanë dhënë oferta, edhe më të lira. Çka në tregon edhe njëherë se kjo rrugë mund të riparohej me më pak shpenzime.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, me 24 mars 2023, Spahia ka firmosur një tjetër tender. Kryebashkiaku ka nxjerrë nga arka e bashkisë edhe 62 milionë lekë të tjera për tenderin me objekt “Sistemim – Asfaltim i rrugës Oblikë – Pallate, Faza II”. Këtë herë kryebashkiaku ka shtuar edhe 20 milionë lekë të tjera, sepse do të lyejë fasadat e pallateve që mund të jenë dëmtuar nga tërmeti. Kanë kaluar 3 vjet dhe Bashkia Shkodër u kujtua tani, që i duhet fasadë për zgjedhjet.

Theksojmë për këtë tender kanë dorëzuar ofertat e tyre pesë firma. Njësoj si më lartë, edhe në këtë projekt katër firma janë skualifikuar që në fazën e parë. Dhe kështu, pa garë dhe në mungesë të konkurrencës kontratën e përfitoi firma  “Rroku GUEST” sh.p.k”.

Kjo firmë kishte ofertën me vlerë 60 milionë lekë, pra 98% e fondit limit. Kështu, Spahia i neglizhon rregullat në çdo tender, pasi iu hap rrugë miqve të tij që të përfitojnë fondet. Ndërsa ajo që përfitojnë qytetarët janë vetëm fasada të lyera bukur, gati për fushatën elektorale.

Lexo edhe:Bardh Spahia si Voltana Ademi/ I jep pa garë 183 mln lekë ushqime të njëjtës kompani

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimasfaltBardh SpahiaBashkia Shkoderred flagrrugetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Shehaj çon në Kuvend projektligjin për kompanitë offshore

Shehaj çon në Kuvend projektligjin për kompanitë offshore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com